E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ditë e madhe për shqiptarët dhe një hap tjetër përpara për sigurinë në Evropë”

Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, përshëndeti Shqipërinë për anëtarësimin në NATO 

WASHINGTONE – Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, një nga mbështetësit më të fuqishëm të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, përshëndeti Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.  
Në një deklaratë të zyrës së tij thuhet se Elliot Engel përshëndet Shqipërinë për marrjen e vendit të merituar në NATO, përkrah vendeve të tjera demokratike anëtare të Aleancës. “I dërgoj përshëndetjet më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërkohë që vendi tij zë vendin që meriton mes shteteve demokratike anëtare të NATO-s. Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë. Shqipëria, e cila ka çuar trupa të Irak, Afganistan dhe Bosnje ka marrë përgjegjësi si partnere aktive dhe serioze në Evropë. Për më tepër, anëtarësimi i saj në NATO dëshmon kontributin pozitiv të Shqipërisë për sigurinë”, shprehet nëpërmjet deklaratës së tij ligjvënësi amerikan Elliot Engel.
Elliot Engel ka qenë autori i rezolutës që miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në nëntor të vitit 2003, ku kërkohej anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut, si Shqipëria dhe Kroacia.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›