Ditë e uruar që lind nga perëndon
Leonard Demi
Sot, Shqipëria voton vullnetin dhe dashurinë e zhuritur të gjithë shqiptarëve: të rinj e të reja të moshuar, burra e gra që, më 22 mars të vitit 1992, përmbysën diktaturën më të egër të Evropës se “e donin Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe hapën rrugën e lirisë.
Sot, ne votojmë përpjekjet historike të breza të tërë shqiptarësh që kanë luftuar për një Shqipëri euroatlantike, pjesë e së cilës është dhe së cilës i përket.
Shqipëria sot ngadhënjen mbi të kaluarën e saj dhe voton Traktatin e Uashingtonit, i cili e kthen atë zonjë në shtëpinë e vet dhe i jep asaj vendin që i takon me të drejta të plota, si anëtare e Organizatës të Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe përparimi në Shqipëri, që sot e tutje, janë pjesë e pandarë e Aleancës më të fuqishme që ka njohur historia e njerëzimit.
Sot, të gjithë ne i shprehim mirënjohjen e thellë Amerikës për përkrahjen e paçmuar që na ka dhënë dhe vazhdon të na japë, aleatëve të mëdhenj evropianë të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Austrisë, Turqisë, Greqisë e të gjithë anëtarëve të BE-së me radhë.
Nga dita kur Presidenti Berisha shtrëngoi dorën e zotit Vërner, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës, kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet përpjekjesh për të mëkëmbur dhe konsoliduar sistemin demokratik dhe ekonominë e tregut të lirë në Shqipëri.
Reformat titanike, që zënë fill në korrik 2005, kanë ndryshuar faqen e Shqipërisë, si kurrë ndonjëherë: në infrastrukturë, në sigurimin e energjisë, në arsim, në sistemin financiar, në zhvillimin dhe përparimin e vendit.
Këto katër vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një qendër ballkanike miqësie, mirëkuptimi, bashkëpunimi për reforma ekonomike, për zhvillim dhe siguri. Sipas mundësive të veta, ajo po kontribuon për një klimë të re rajonale, duke ulur tensionet, duke forcuar stabilitetin me synim integrimin e shpejtë euroatlantik të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kësisoj, situata politike në vend është mjaft e shëndetshme. Pos sfidave të vitit 2005 dhe 2007, të cilat kaluan me sukses dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën, domethënës është hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi.
Reforma zgjedhore, që për natyrën e vet, përmbante amendamentet kushtetuese dhe ndryshime në kod, të cilat, për miratim, kërkonin dy të tretat e Kuvendit, d.m.th., 94 vota, u miratua me një konsensus më të gjerë, me 115 vota. Ky rezultat është një risi bashkëpunimi ndërmjet forcave politike parlamentare. Ai hodhi themelet e një kulture të re politike, të cilën e arritëm vetë, me pjekurinë tonë politike, pa ndërmjetësinë e ndokujt. Ky bashkëpunim po vazhdon te reforma në fushën e drejtësisë. Megjithëse ajo është komplekse se ndërthur interesa politike të çastit të të gjitha palëve, kemi miratuar bashkërisht ligjin për organizimin e drejtësisë dhe një sërë ligjesh anësore, që kanë të bëjnë me Përmbarimin, Avokatinë, Avokatinë e Shtetit dhe Prokurorinë. Jemi në proces të hartimit të një ligji të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili nuk përfundon në këtë mandat, por, besoj, pas zgjedhjeve të qershorit, parlamenti i ri do ta realizojë me sukses.
Qeveria e sotme e ka kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të sigurt të Evropës. Treguesit kryesorë të ruajtjes së rendit brenda vendit janë të pakrahasueshëm me disa vite më parë dhe rriten dukshëm nga viti në vit. Ata venë në dukje siguri të plotë në të gjithë territorin, vetëm vitin e kaluar ne pritëm 2.7 milionë turistë, të cilët nuk patën as incidentin më të vogël. Po t’i referohemi shifrave ato tregojnë një luftë gjithmonë e më efikase kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, kundër korrupsionit, kundër terrorizmit etj. Ato flasin për rritjen e standardeve të kontrollit kufitar, të shërbimit të policisë, rritjen e sigurisë në rrugë, forcimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera të linjës brenda dhe jashtë vendit, parandalimin e veprimtarisë kriminale, evidentimin e konflikteve, rritjen e standardeve, rritjen e besimit të komunitetit në strukturat e ruajtjes së rendit etj.
Lufta kundër korrupsionit e qeverisë po arrin rezultate gjithmonë e më domethënës. Nga një ndër 24 vendet më të korruptuara, Shqipërinë sot ka lënë pas 95 shtete, në tre vjet futi në arkën e shtetit rreth 4 miliardë dollarë më shumë, është një ndër dy vendet më të suksesshme për reformat në fushën e biznesit dhe një nga ekonomitë më solide në kohën e krizës më të madhe botërore të 80 viteve të fundit.
Sot, ekonomia jonë, sipas standardeve dhe parimeve liberale, vazhdon të zhvillohet me ritme të kënaqshëm dhe të qëndrueshëm, të paktën, me 5.9% në vit. Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma realë për frymë të popullsisë është rritur me 80% në tre vjet, i shprehur në dollarë (nga $2336 për frymë në $4202). Për tre vjet, qeveria i ofroi një buxhet dy herë më të madh se në vitin 2005 (nga 169 në 334 miliardë lekë) që e aftësoi të përballojë rënien ndërkombëtare, dominoi fenomenet e informalitetit, evazionin fiskal dhe korrupsionin administrativ, rriti efektivitetin e përdorimit të fondeve publike, si dhe rrogat dhe pensionet, duke tejkaluar me 30% rrogat dhe pensionet e disa vendeve anëtare të BE-së, kurse paga mesatare e tregut të punës është rritur 47%. Niveli i inflacionit është i qëndrueshëm dhe më i ulëti në rajon.
Investimet e huaja në Shqipëri nuk mund të krahasohen me vitin paraardhës. Vetëm në periudhën dhjetor-janar, 2008-2009 janë firmosur 3.5 miliardë euro kontrata në fusha të ndryshme. Po kështu, janë në ndërtim apo rikonstruktim mbi 960 shkolla dhe, pothuajse, çdo shkollë po pajiset me kabinet informatike që shfrytëzon internetin.
Në kohën kur bota është zhytur në krizë, qeveria po përpiqet të kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vërtetë energjetike rajonale. Sot, ajo ka firmosur mbi 50 kontrata në këtë fushë, ndër të cilat projektin më të madh në Evropë: kaskadën e Devollit dhe rreth mbi 40 hidrocentrale të tjerë, parqe ere, termocentrale etj.
Kjo veprimtari e qeverisë së Partisë Demokratike është aq gjithëpërfshirëse sa po rinovon sistemin kombëtar në të nëntë treguesit e vet, si: lëvizshmëria e kapitalit, fleksibiliteti në menaxhimin e kërkesave për punë, gatishmëria dhe shpejtësia e qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të biznesit, teknologjia e informacionit, zhvillimi i infrastrukturës të sektorit privat, sistemi ligjor për të mbrojtur pronën intelektuale, kapitali shkencor dhe njerëzor, shprehitë e marketingut dhe aftësia për të inkurajuar krijimin.
Shqipëria sot merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Aleancës në mbështetje të paqes, si në Afganistan e gjetkë dhe do të vazhdojë të jetë e angazhuar në të gjitha operacionet e drejtuara nga NATO dhe BE. Ajo është anëtare e koalicioneve të vendeve demokratike kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të qëndrojë krahë Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në këtë front deri sa të jetë e nevojshme.
Me këto reforma dhe këto rezultate Shqipëria mori ftesën për anëtarësimin në NATO dhe, me një shpejtësi të paparë, 26 aleatët ratifikuan protokollin e anëtarësimit që Shqipëria të shkojë në Samitin e Këlnit dhe Strasburgut si anëtare e Aleancës politike-ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia e njerëzimit.
Këto ndryshime rrënjësore tregojnë se Qeveria e Partisë Demokratike rrënoi mënyrën e drejtimit provincial ballkanik të vendit dhe po udhëheq Shqipërinë dhe shqiptarët me sukses sipas një vizioni strategjik euroatlantik.