E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet interes për Jugun, në rënie Durrësi

19/08/2011  Tregu i pronave

Tregu i pasurive të paluajtshme në bregdet po zhvendoset dukshëm nga zona e Durrësit drejt Jugut. Gjin Biba, ekspert i tregut të pronave, është shprehur se këtë vit vërehet një rënie e kërkesës në bregdetin e Durrësit, si për blerje, ashtu edhe për qiramarrje. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme do të vazhdojë të ketë një ecuri të qetë. Zhvillim të rëndësishëm mund të sjellë vetëm dhënia e certifikatave të pronësisë për ndërtimet e reja. Ndërkohë, përfaqësues të agjencive imobiliare shprehen se, tregu është i qëndrueshëm dhe pa luhatje të mëdha në çmime. Në kryeqytet vërehet një rënie e kërkesës për mjedise tregtare dhe troje. Sipas të dhënave zyrtare, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë muajve të vitit 2010 ishte 134, 68 nga të cilat janë për banesa rezidenciale dhe 66 të tjera për ndërtimin e hoteleve, apo ndërtesave tregtare etj. Në Tiranë dhe Durrës, pjesa më e madhe e kërkesave që vijnë nga sektori i ndërtimit është për ndërtesa rezidenciale dhe për ndërtesa tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›