E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditën bankier, natën golashënues

Gjatë ditës punon si analist në një bankë, ku me klientët diskuton rreth hipotekave, kredive e faturave. Kurse në mbrëmje shënon gola, që i kanë ndihmuar skuadrës nga divizioni i tretë spanjoll Mirandes të kalojë për herë të parë në histori të saj në çerekfinale të Copa del Rey. Sulmuesi Pablo Infante është i lumtur me punën e tij në bankë dhe angazhimin në klub.

Gjatë ditës punon si analist në një bankë, ku me klientët diskuton rreth hipotekave, kredive dhe faturave. Kurse në orët e mbrëmjes shënon gola për Mirandes, ekip i cili ka arritur të kalojë në çerekfinale të Copa del Rey.

Sulmuesi i skuadrës nga Liga e Tretë spanjolle Mirandes, Pablo Infante është aktualisht golashënuesi më i mirë në Copa del Rey me katër gola. Mirandes, klub i themeluar më 1927, për herë të parë në historinë e tij u kualifikua në çerekfinale të Copa del Rey. Në rrugë drejt çerekfinales ka eliminuar dy ekipe nga La Liga, Villarrealin dhe Racing Santanderin. Infante shënoi gola kundër të dyjave.

Por, më tepër Villarrealit, dy herë dhe atë në El Madrigal, edhe pse u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

“Kalimi në çerekfinale është realizim i një ëndrre. Kjo është diçka që klubi asnjëherë nuk ka arritur të bëjë në historinë e tij 85 vjeçare, ndërsa ne e jetojmë këtë ëndërr. Mund të jemi krenarë me veten tonë. Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë që kjo ëndërr të zgjasë edhe pak”, deklaroi Infante.

Shumica e futbollistëve të Mirandes gjatë ditës kanë angazhime që nuk lidhen me klubin. Mes tyre është edhe Infante, i cili gjatë ditës udhëton për 50 kilometra drejt bankës ku punon. Duke pasur parasysh se ndeshjet e Copa del Rey zhvillohen në mesjavë dhe kryesisht fillojnë pas orës 20, Infante nuk ka shumë kohë për të fjetur pasi të nesërmen fillon punën në orën 8 të mëngjesit.

“Stërvitemi çdo ditë përveç të martën. Kaloj shumë kilometra në relacionin shtëpi-punë-stërvitje. Por, të mos jeni i punësuar në këtë klimë të vështirë ekonomike është privilegj”, u shpreh Infante. Tashmë shtatë vite punon në të njëjtën bankë dhe nuk ka ndërmend të ndërrojë punën, pa marrë parasysh sa larg mund të shkojë skuadra e tij në Copa del Eey. “Duhet të jeni të lumtur me jetën që jetoni. Unë jam shumë i lumtur me punën dhe jetën time. Kam marrë disa oferta për transferim në klube tjera, por këtu ndihem i respektuar, ndihem i dobishëm”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›