E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditet e Fellinit, sot ne TOB baleti "I Bislachi",

Shfaqet sot ne Teatrin e Operes dhe Baletit, ne kuader te stines se aktiviteteve "Italia dhe Shqiperia 2010: Dy popuj, nje det, nje miqesi", baleti italian bashkekohor "I Bislachi", ideuar nga koreografja dhe regjisorja Monica Casadei, frymezuar nga vepra te Fellinit. Gjithcka eshte organizuar ne programin e Institutit Italian te Kultures, per te kujtuar vepren e regjisorit te njohur italian Federica Fellini, duke qene se ne vitin 2010 festohet 50-vjetori i filmit te tij "La dolce vita". Ne kete balet interpretojne balerinet Chiara Ameglio, Pieradolfo Ciulli, Vittorio Colella, Gloria Dorliguzzo, Sara Mucioli dhe Emanuele Serrechia. Shfaqja pretendon te rindertoje mjedise tipike dhe personazhe nga universi viziv i regjisorit, duke krijuar koreografine, mbeshtetur mbi bazen e muzikes se Nino Rotes. Ne kete jave te regjisorit te madh do te projektohet po ashtu dokumentari "Udhetimi i gjate" i Andreij Khrzanovskijt, shkruar dhe treguar nga Tonino Guerra. Roberto Porroni dhe "Ensemble Duomo" do te shfaqin me 6 maj, ora 19.00, ne Teatrin e Operas dhe Baletit nje koncert me muziken e Nino Rotes nga filmat "La Dolce Vita", "Amarcord", "8 e 1/2", "Giulietta degli Spiriti", "La Strada", "Le notti di Cabiria" dhe "Prova d'orchestra".

Programi i Diteve te Fellinit ne Tirane

Filmat do te shfaqen ne sallen "Nene Tereza"- Pallati i Kultures ne Tirane.

"La dolce vita" (1959) me Marcello Mastroianni dhe Anita Ekberg me 3 maj, ora 18:00
"Ginger e Fred" (1986) me Marcello Mastroianni dhe Giulietta Masina me 4 maj, ora 15.30
"8 e 1/2" (1963) me Marcello Mastroianni, Claudia Cardinale dhe Anouk Aimée me 5 maj, ora 18.00
"Fellini Satyricon" (1969) me Martin Potter, Hiram Keller, Max Born me 6 maj, ora 15:30
"Il casanova di Federico Fellini" (1976) me Donald Sutherland e Tina Aumont me 7 maj, ora 18.00

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›