E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Engjelli i Gravitetit", monodrama ne Teatrin e Metropolit

"Engjelli i Gravitetit" eshte monodrama do te shfaqet ne Teatrin e Metropolit ne datat 6, 7, 8 dhe 9 maj, nen interpretimin e aktorit Florian Agalliu. Me regji te Renisa Shabanit dhe skenografi nga Lirim Lila, "Engjelli i Gravitetit" i shkrimtarit italian Massimo Sgorbani, eshte nje shkrim i lindur nga leximi i nje lajmi te disa viteve me pare nga gazetat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku nje i burgosur i denuar me vdekje ishte ne pritje qe denimi i tij te ekzekutohej me varje. Ekzekutimi, ne fakt, u pezullua sepse i denuari ne fjale ishte i shendoshe deri ne ate pike qe pesha e tij do te kepuste litarin e ekzekutimit. Monologu, i cili ofrohet ne menyre fantastiko-tragjike dhe paradoksale-komike, shkon pertej realitetit e ngrihet ne dimensionet me te medha te mundshme. "Engjelli i Gravitetit" nuk eshte historia e atij obezi, por e nje njeriu me probleme te dukshme te crregullimit ushqimor dhe papjekuri psikologjike, nje shpirt feminor i bllokuar ne nje trup te rritur ne dispropocion. Ngushellimi i tij i vetem eshte ushqimi. Ushqimi, dikur i ofruar nga nena e tij, eshte i vetmi akti me i madh i dashurise qe ai njeh. Dhe duke ndjekur ushqimin personazhi perfundon ne vendin e endrrave ku super-marketet jane hapur ne cdo ore dhe paninet jane si ato te perrallave amerikane. Ketu, ne token e huaj, kryen krimin monstruoz per te cilin denohet me varje. Monologu eshte permbledhja qe personazhi i ben ngjarjeve, nderkohe qe pret ekzekutimin me varje. "Engjelli i Gravitetit", mbi te gjitha eshte historia e nje herezie. Herezi paradoksale, lindur kryesisht nga nje kulture thelbesore laike dhe materialiste, ne te cilen besimi fetar eshte i perzier me elemente profane. Herezia e nje epoke ne te cilen vete konsumi eshte me e perhapura nga fete. Gjate monologut, i denuari me vdekje nderton vizionin e vete personal mbi boten, kozmogonine e tij, dhe e ben duke perdorur elementet e vetem qe disponon: i rritur ne kultin e mallrave dhe te televizionit , pikturon ne menyre delirante konceptin e universit dhe te moralit, ne te cilen pornografia perkon me aktin me ekstem te shpalosjes se dashurise. I verber ne kete besim, obezi pranon ekzistencen e "engjejve te gravitetit" qe fale kraheve te tyre fitojne mbi peshen e gravitetit dhe afrohen drejt Zotit. Me besimin se do te behet pjese e ketyre engjejve, i denuari pret me qetesi vdekjen e tij te pashmangshme e dorezohet ne nje shenjteri paradoksale, por autentike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›