Nuk ndane vijen e kufirit, e qellon me sepate fqinjin
LUSHNJE – Nuk kane arritur te caktojne vijen kufitare me konsensus dhe ne fund kane perdorur armet rrethanore, keshtu njeri prej fqinjeve ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rende ka ndodhur paraditen e se dieles ne fshatin Rrapez te rrethit Lushnje. Luan Basha, 27 vjeç, si dhe bashkefshatari i tij Festim Qorri, 36 vjeç, kane nisur nje diskutim te vjeter mes tyre ne nje nga lokalet e fshatit te tyre. Tema e diskutimit ka qene pronesia e nje siperfaqeje te vogel toke, e cila pretendohet prej te dyja familjeve, Basha dhe Qorri. Te dyja familjet jane fqinje prej shume vitesh dhe here pas here mes tyre jane shfaqur konflikte te vazhdueshme per nje territor ndares mes dy banesave. Diten e diel, ky konflikt i ka kaluar kufijte duke u kthyer ne dhune fizike dhe me pas dhe me mjete te mprehta. Basha ka rrembyer nje sepate ne oborrin e shtepise se tij qe sherbente per prerjen e druve dhe ka qelluar mbi 36-vjeçarin Qorri. Policia beri grumbullimin e fakteve dhe te deshmive dhe arrestoi ne flagrance 27-vjeçarin Luan Basha, i cili akuzohet per “vrasje te mbetur ne tentative”.
Identifikohen dy kufoma, njerin e zuri korrenti, tjetri vdiq nga droga
DURRES – Dy kufomat e gjetura gjate dites se djeshme ne dy vende te ndryshme ne rrethin e Durresit jane identifikuar nga policia. Burime policore thane se trupi i pajete i gjetur dje ne mesdite ne nje shtylle te tensionit elektrik i perket 52-vjeçarit Bexhet Paka, banor i Lagjes Nr.17. Viktima ka gjetur vdekjen e menjehershme ne menyre aksidentale nga korrenti, ndersa viktima e dyte eshte 22-vjeçari Olsi Shabani, banor i Lagjes Nr.2, ne qytetin e Durresit, i cili u gjet dje pasdite rreth ores 14:30, prapa varrezave te deshmoreve. Sipas hetimeve paraprake te policise, 22-vjeçari ka gjetur vdekjen si rezultat i mbidozes me droge. Materialet i kaluan prokurorise per veprime te metejshme.
18 Dhjetor 2007