E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ditët e Mios”, 40 piktorë mblidhen në Korçë për “babain” e peizazhit shqiptar



Vjeshta me peisazhet nga pikat më piktoreske të Korçës do të mbledhë Koloninë ndërkombëtare të piktorëve në aktivitetin "Ditët e Mios", një nderim për Artistin e Popullit, Vangjush Mio, që konsiderohet si "baba" i peizazhit shqiptar në këtë qytet në datat 25-28 Tetor. “Të paktën 40 artistë të penelit nga vendi dhe rajoni do të jenë në edicionin e sivjetshëm të Kolonisë ndërkombëtare të piktorëve "Ditët e Mihos", tha sot për ATSH-në, Vladimir Topi, drejtor i Qëndrës kulturore të Korçës, që mban emrin e peisazhistit, Vangjush Miho. Kjo Qendër në bashkëpunim me Bashkinë ka përfunduar përgatitjet në pritje të piktorëve që pak ditë më vonë do të fillojnë krijimtarinë e tyre artistike në Korçë. Piktorët pjesëmarrës në aktivitetin kushtuar peisazhistit Vangjush Mio në tre ditët e qëndrimit në Korçë, do të vizitojnë vendet më piktoreste të rajonit për të zgjedhur vendet ku do të krijojnë dhe hedhin në telajo punët e tyre. Kolonia ndërkombëtare e piktorëve "Ditët e Mios" që nderon veprën e peizazhistit korçar, nuk është një konkurs. Megjithatë piktorët pjesëmarrës do të lënë në fondin e Galerisë së Artit "Guri Madhi" të Korçës nga një punim, si gjurmë të pranisë së tyre në këtë aktivitet arti.
"Piktorët pjesëmarës janë kryesisht peisazhistë, si vetë qëllimi i aktivitetit në nderim të Vangjush Mios", sqaron Vladimir Topi, duke përmendur emra të piktorëve të njohur si Skënder Kamberi, Buron Kaceli, Anastas Kostandini, Xheneta Kadillari, Ikbale Kalaja, korçarët Sotiraq Kuqali e Sotiraq Xega. Në Koloninë ndërkombëtare të piktorëve "Ditët e Mios" do të marrin pjesë dhe artistë të penelit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia.
Aktiviteti "Ditët e Mios" organizohet për të tretin vit rradhazi në qytetin e Korçës si një nga veprimtaritë kryesore artistike të vitit për artet figurative. Gjithashtu në nderim të veprës së Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, në fundvit organizohet dhe një konkurs mbarëkombëtar, i cili mban emrin e piktorit të shquar korçar. Piktori korçar Vangjush Miho, i njohur për pikturat e realizuara përgjatë 50 viteve dhe veçanërisht për pejsazhet e veçanta hapi në vitin 1920 në Korçë ekspozitën e parë personale, për të cilën kontribuoi poeti i njohur kombëtar, Gjergj Fishta, i cili mori pjesë dhe vetë me disa punime në akuarel.

23 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›