129 dokumentet që duhen për në Hipotekë
Laureta Rryçi
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 129 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” këto dokumente iu duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do iu vijë përgjigja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik.
Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, Regjistrimin dhe fshirjen e barrave, Regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundmi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë t ë së cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Dokumentet
Në tabelën që ofrohen dokumentet e duhura janë përcaktuar në disa kategori. Për vendimet gjyqësore janë përfshirë 15 dokumente që shoqërohen me institucionin që mund t’i lëshojë ato dhe kodin përkatës të tyre. Më tej ndarja vazhdon me aktin administrativ, noterial hartografik dhe ndihmës.
LISTA E PLOTE E DOKUMENTAVE QE NEVOJITEN PER VEPRIME NE ZV RPP
Kodi Emri i dokumentit Institucioni leshues
1. Vendim gjyqesor GJ1 Vendim gjykate ose marreveshje noteriale per krijim servituti Gjykata
GJ2 Vendim gjykate ose marreveshje per heqje servituti Gjykata
GJ3 Vendim gjykate per caktim e kujdestarit te miturve antare te familjes bujqesore Gjykata
GJ4 Vendim gjykate per fshirje Gjykata
GJ5 Vendim gjykate per regjistrimin e personit juridik Gjykata
GJ6 Vendim gjyqesor ose akt noterial per vendosjen e hipotekimit Gjykata
GJ7 Vendim gjyqesor per kalimin e prones se paluajtshme ne pronesi te fituesit te ankandit Gjykata
GJ8 Vendim gjyqesor perfundimtar i formes se prere Gjykata
GJ9 Vendim gjyqesor te shkalles se pare ose vertetim me shkrim nga organi qe ka bere gabimin ne dokumentin perkates Gjykata
GJ10 Vendim i Gjykates per regjistrimin e personit juridik Gjykata
GJ11 Vendimi keshillit te komunes Gjykata
GJ12 Vendimi gjyqesor per venie sekuestro ose i ndermjetem Gjykata
GJ13 Vendim gjjyqesor per heqje dore nga trashegimia Gjykata
GJ14 Vendim gjyqesor per nderrim emri Gjykata
GJ15 Vendim gjyqesor per celje trashegimie Gjykata
2. Akt administrativ A1 Akt administrativ per fshirje te kufizimeve te pasurise Institucioni qe e ka me ligj.
A2 Akt administrativ per venie kufizimi Institucioni qe e ka me ligj.
A3 Akt i dorezimit i nenshkruar nga AKP e Bleresi A.K.P
A4 Akt i kolaudimit te objektit Inxhinier i licensuar
A5 Akt i marrjes se tokes ne pronesi Komisioni i ndarjs se tokes ne fshat dhe komune
A6 Akt i piketimit te objektit Urbanistika e Bashkise/Qarkut
A7 Akt ligjor te pronesise ose te drejtave te tjera reale
A8 Akt vleresimi i pasurise per efekt tatimi Person i licensuar per vleresimin
A9 Certifikate e gjendjes familjare Gjendja Civile e Bashkise/Komunes
A10 Certifikate e gjendjes familjare ne momentin e kalimit te pronesise Gjendja Civile e Bashkise/Komunes
A11 Certifikate familjare e 1 dhjetor 1992 Gjendja Civile e Bashkise/Komunes
A12 Certifikate lindje Gjendja Civile e Bashkise/Komunes
A13 Certifikate pronesie Zyra Vendore e R.P.P.
A14 Dokument pronesie Zyra Vendore e R.P.P.
A15 Kartela e pasurise Zyra Vendore e R.P.P.
A16 Kartela e pasurise (Kopje) Noteri
A17 Leja per sheshin e ndertimit e dhene nga organi kompetent K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut
A18 Leje ndertimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut
A19 Leje ndertimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut
A20 Leje ndertimi e miratuar nga Kryetari i Keshillit te fshatit te bashkuar KP te qytetit K.ryetari Keshillit te fshati bashkuar
A21 Leje ndertimi e miratuar nga Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes
A22 Leje ndertimi e miratuar nga Pergjegjesi i Zyres se Urbanistikes te KEKP te qytetit Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes
A23 Leje shfrytezimi ose banimi te objektit Bashkia/Komuna/Qarku
A24 Lista e inventarit te pasurise qe do te regjistrohet Keshilli i Ministrave
A25 Miratimi i Ministrise se Bujqesise per ndryshimin e llojit te pasurise nga are ne truall Ministri i Bujqesise
A26 Shkrese percjellese e institucionit qe kerkon regjistrimin e pasurise Institucioni qe e ka me ligj
A27 Shkrese percjellese nga institucioni qe ka leshuar aktin Institucioni qe e ka me ligj
A28 Shkrese percjellese nga institucioni qe ka leshuar lejen e shfrytezimit Bashkia/Komuna/Qarku
A29 Statuti i shoqerise tregtare Asambleja e shoqerise
A30 Urdher nga regjistruesi Regjistruesi i ZVRPP
A31 Urdheri i Ministrit te Ekonomise Publike dhe Privatizimit Ministri i Ekonomise
A32 Vendim Bashkie per ndryshim emri Keshilli i Bashkise
A33 Vendimi i Keshillit te Ministrave per kalimin ne administrim te pasurive Keshilli i Bashkise
A34 Vendimi i Komisionit te shperndarjes dhe te likuidimit te pasurive te Koop.Bujqesore Komisioni i shperndarjes dhe likuidimit te pasurive te kooperativave bujqesore
A35 Vendimi i Komsionit te kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve Agjensia e kthimit e kompesimit te p[ronave
A36 Vertetim i Zyres se Gjendjes Civile Zyra e gjendjes civile
A37 Vertetim nga organi i njesise vendore ku ndodhet pasuria Bashkia/Komuna/Qarku
A38 Vertetim nga organi i njesise vendore mbi perberjen e familjes Komuna
A39 Vertetim pronesie Zyra Vendore e R.P.P.
A40 Vertetimi i ndryshimit te kufirit i leshuar nga autoritetet e pushtetit vendor ose nga subjekti shteteror qe e ka ne administrim
A41 Akt administrativ per ndryshim emri Bashkia/Komuna/Qarku
3. Akt noterial N1 Akt noterial per fshirje te kufizimeve te pasurise ose fshirje te hipotekimit Noteri
N2 Akt noterial per hipotekim ligjor Noteri
N3 Akt-dhurimi i nderteses i pergatitur nga Komisioni i perbashket i Bashkise dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Noteri
N4 Deklarate e anetareve te familjes bujqesore per zgjedhjen e nje perfaqesuesi te ri te familjes bujqesore Noteri
N5 Deklarate e per heqje dore nga pasuria Noteri
N6 Deklarate noteriale Noteri
N7 Deklarate noteriale e kufitareve Noteri
N8 Deklarate noteriale e kufitareve qe preken nga saktesimi Noteri
N9 Deklarate noteriale e pronarit Noteri
N10 Deshmi trashegimie Noteri/ Gjykata
N11 Deshmi trashegimie nese prona i kthehet trashegimlenesit Noteri/ Gjykata
N12 Dokument per marredheniet me truallin Noteri//AKKP, KNT i fshatit
N13 Dokumenti i kalimit te pronesise ne te cilen te jene nenshkrimet e anetareve te familjes dhe te trashegimtareve te anetarit te saj ose perfaqesues me prokure Noteri
3. Akt noterial N14 Kontrate dhurimi Noteri
N15 Kontrate dhurimi me kusht Noteri
N16 Kontrate e mardhenieve me truallin Noteri
N17 Kontrate e shites se truallit midis Keshillit te rrethit/Bashkise dhe bleresit Noteri
N18 Kontrate e shitjes nepermjet AKP-se dhe bleresit per objektin Noteri
N19 Kontrate e shitjes se baneses Noteri
N20 Kontrate e shitjes se objektit Noteri
N21 Kontrate e shitjes se truallit midis Keshillit te Rrethit dhe bleresit Noteri
N22 Kontrate e shitjes se truallit midis Keshillit te rrethit/Bashkise dhe bleresit Noteri
N23 Kontrate e shitjes se truallit pas 01.08.1991 Noteri
N24 Kontrate midis themelueseve
N25 Kontrate nenqiraje Noteri
N26 Kontrate noteriale midis pronareve Noteri
N27 Kontrate pjestimi ose vendim gjykate Noteri/Gjykata
N28 Kontrate qiraje Noteri
N29 Kontrate shitje Noteri
N30 Marreveshje noteriale e lidhur ndermjet subjekteve kufitare per ndryshimin e kufirit Noteri
N31 Miratim i pronarit
N32 Akt noterial per heqje dore nga pronesia Noteri
N33 Kontrate kembimi Noteri
N34 Akt noterial per marreveshje kufizuese Noteri
N35 Kontrate shitje me rezerve Noteri
4. Dokument hartografik H1 Gentplan apartamenti
H2 Harta treguese e pasurise Zyra vendore e RPP
H3 Harta treguese e pasurise (Kopje) Zyra vendore e RPP
H4 Planimetri apartamenti
H5 Plan-rilevimi Topograf me license
H6 Plan-vendose e miratuar nga pergjegjesi i Seksionit te urbanistikes Urbanistika
H7 Plan-vendose e miratuar nga pergjegjesi i Urbanistikes dhe Kryetari i Keshillit te fshatit Urbanistika
H8 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut
H9 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT, per token e miratuar nga Ministria e Bujqesise KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut
H10 Plan-vendosja e miratuara nga KRRT per deri 5.000 m2 dhe nga KRRTSH per mbi 5.000 m2 KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut, KRRTSH.
H11 Plan-vendosja te miratuar nga Urbanistika Urbanistika
H12 Plan-vendosje
H13 Plan-vendosje e miratuar nga Urbanisti i KEKP te qytetit
H14 Proces-verbal i marjes se prones ne dorezim AKKP
H15 Projekti (planimetri e kateve) Bashkia/Komuna/Qarku.
5. Dokument ndihmes ND1 Dokumenta te tjera mbeshtetes te 24 b
ND2 Kerkese per saktesim Personi i interesuar
ND3 Kerkese e pronarit Personi i interesuar
ND4 Kerkese e te interesuarit Personi i interesuar
ND5 Kerkese me shkrim nga i interesuari ku perfshihen te dhenat e nevojshme per identifikimin e pasurise Personi i interesuar
ND6 Kerkese per ndryshim kufiri Personi i interesuar
ND7 Kerkese per pjestimin pasurie Personi i interesuar
ND8 Kerkese per regjistrim Personi i interesuar
ND9 Kerkese-padi Personi i interesuar
ND10 Kopje certifikates te pronesise ose kopje kartele ose plan rilevimi Zyra Vendore e RPP
ND11 Kopje te certifikates se pronesise Zyra Vendore e RPP
ND12 Mandat arketimi-pagese e leshuar nga gjykata Gjykata
ND13 Te dhena mbi identifikimin e pasurise objekt gjykimi Gjykata
ND14 Vertetim nga gjykata ku konfirmohet personaliteti juridik dhe fakti se ai nuk ka kaluar ne likujdim , falimentim apo mbyllje, vertetim i cili duhet te kete te njejten date me ate te paraqitjes ne ZRPP Gjykata
ND15 Vertetim nga organi qe ka kryer gabimin material Institucioni qe e ka me ligj
6. Dokument ndihmes (24b) ND16 Akt njoftunie Gjykata
ND17 Dokumente qe vertetojne blerjen e truallit nga ish-pronare Organe te pushtetit lokal.
ND18 Dokumete trashegimie te interesuarit Noteri/Gykata
ND19 Harte e pasurise para vitit 1990
ND20 Leje ndertimi i dhene nga organi kompetent i periudhes kur eshte bere ndertimi Organe te pushtetit lokal.
ND21 Vendim gjyqesor i faktit kur eshte bere ndertimi Gjykata
ND22 Vertetim nga organet e pushtetit vendor per ndertimet e bera para vitit 90 Organe te pushtetit lokal.
23 Tetor 2009