E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Marrëveshja e koalicionit PDK-LDK duhet të rishikohet



LDK-ja, në disa elemente është e nënshtruara e PDK-së dhe për këtë arsye, Marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy partive duhet të rishikohet. Kështu është shprehur udhëheqësi ekzekutiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës Blerim Kuçi në një intervistë dhënë për për të përditshmen “Zëri”. Kuçi i cili dy javë më parë është emëruar në këtë post, në intervistë është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës, gjendet përpara një procesi të vështirë të ristrukturimit nga i cili pret ndryshime të mëdha, përfshirë edhe kreun e partisë. “Ka elemente të tilla të nënshtrimit, por në fakt ne nuk kemi një marrëveshje strikte për bashkëqeverisje. Ka mundësi që në të ardhmen t’i rishikojmë disa elemente të vogla të marrëveshjes”,- ka thënë Kuçi, duke shtuar se është duke u punuar në një platformë të bashkëqeverisjes në disa elemente. Shefi ekzekutiv i LDK-së po ashtu ka theksuar se pret që PDK-ja të tregojë vullnet dhe të jetë bashkëpunuese në ribërjen e marrëveshjes.

Rusia: Bashkëpunim me EULEX-in, por vetëm si pjesë e UNMIK-ut

Zëvendës ministri rus i Punëve të Jashtme, Vladimir Titov ka konsideruar se Rusia do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me misionin e BE-së në Kosovë, EULEX, por si pjesë e misiont të OKB-së, UNMIK, në marrëveshje me Beogradin dhe me lejen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e tij. Duke përsëritur shqetësimin e Rusisë për shkak të vendimit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për fillimin e rikonfigurimit të UNMIK-ut, Titov është shprehur për një gazetë se Rusia parimisht nuk është kundër forcimit të rolit të BE-së në Kosovë, duke pasur parasysh tendencat e shteteve ballkanike, duke përfshirë edhe Serbinë, për anëtarësim në BE. Lidhur me strukturat europiane, EULEX-in dhe përfaqësuesin special të BE-së, Piter Feith, Titov është shprehur se ato nuk janë legale pasi nuk po punojnë për statbilitet në rajon, por për forcimin e potencialit konfliktuoz. Sipas tij, këto struktura po vendosen pa vendimin e KS-së dhe janë të drejtuara në realizimin e të ahtuquajturit plani i Ahtisarit, për ndërtimin e “shtetit të rrejshëm të Kosovës”.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›