E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumi i presidentit Uillson: Nuk do të preket çështja e Adriatikut

“The New York Times” publikon mesazhet mes krerëve të Fuqive të Mëdha

Vijon nga numri i kaluar

UASHINGTON – “Çështja mund të marrë një aspekt shumë të ndryshëm, nëse atje, nuk ka ndonjë divergjencë reale të opinionit që ka të bëjë pikërisht me caktimin e një zgjidhjeje të problemit të Adriatikut. Mbase, nuk ekzistojnë të tilla divergjenca. Mendimet e qeverive të Britanisë, Francës dhe Amerikës, ishin që çështja duhej të trajtohej në mënyrë të paanshme, dhe në mënyrë strikte, pa cenuar palët që përfshiheni në Detin Adriatik. Kërkesat e padrejta të Italisë kishin qenë kundërshtuar nga qeveritë e Francës dhe Britanisë për kushtet jo më pak të ashpra sesa ato të përdorura nga qeveria amerikane. Sigurisht, qeveritë e Francës dhe Britanisë nuk do të dorëzohen tek partneri i tyre amerikan në lidhje me garancitë me të cilat ata kanë sjellë që ti mbushin mendjen qeverisë italiane për të plotësuar kërkesat e saja, të cilat mund të jenë në kundërshtim me vetë interesat që dalin kundër shpirtit të drejtësisë në rrafshin ndërkombëtar dhe përbëjnë tension dhe rrezik për paqen në Europë. Veçanërisht, qeveritë e Francës dhe Britanisë kanë kundërshtuar kërkesat e Italisë për avantazhe specifike, të cilat tani janë propozuar që t’ia japin në Memorandumin e 14 Janarit dhe janë bashkuar në të njëjtën linjë me qeverinë italiane që koncesionet e bëra më parë t’i jepen Italisë në përmbushje të plotë të aspiratave të saja historike kombëtare, të bazuara në dëshirën për bashkimin e Italisë, duke i dhënë asaj kontrollin absolut dhe strategjik mbi Adriatikut. Po ashtu, duke i ofruar asaj garanci të plotë kundër ndonjë agresioni të mundshëm që mund të ndjejë në të ardhmen nga fqinjët e saj jugosllavë.
“Ndonëse atje ekziston një marrëveshje e rëndësishme; si për pretendimet e padrejta të Italisë, atje ka një ndryshim të opinionit rreth asaj se si mund të këmbëngulin në mënyrë të vendosur miqtë e Italisë për kërkesat e kopsitura për territore të huaja, të cilat ajo mund ti paraqesë realisht pa qenë të vlefshme.
Kjo është shfaqur tek presidenti se aleatët francezë dhe britanikë të qeverisë amerikane, për të shmangur zhvillimin e mundshëm të ndërlikimeve të rrezikshme në rajonin e Adriatikut, kanë ndjerë detyrimin të shkojnë shumë larg; në pranimin e marrëveshjes që ata të kërkojnë se cilat prej tyre janë konsideruar gjatë si të padrejta. Qeveria amerikane, ndonëse më pak bujare në dëshirën e saj që ti japë Italisë avantazhe të tepërta, ndjen se nuk mund të sakrifikojë parimet për të cilat ajo hyri në luftë; të kënaqë ambiciet e papërshtatshme të njërit prej aleatëve të saj; apo të mbështesë në mënyrë të përkohshme qetësinë në Adriatik, përkundër çmimit që do paguajë në të ardhmen konfigurimi i botës. Ajo nuk ka gatishmërinë të miratojë në tërësi një zgjidhe të padrejtë, të bazuar mbi një marrëveshje sekrete, kushtet e të cilës janë të papërshtatshme me kushtet e reja të botës; apo arritjen tek një zgjidhje e padrejtë, duke bërë që marrëveshja sekrete të jetë më tepër si një instrument force. Realisht, mund të mirëpritet ndonjë zgjidhje e problemit, mbështetur në konsiderata të lira dhe të pa-paragjykuara, apo mbi kushte, të cilat shpërfillin marrëveshjen e fuqve të mëdha, por që duhet të jenë të sakta dhe të drejta. Megjithatë, Italia, në mënyrë të përsëritur, ka hedhur poshtë të tilla zgjidhje. Kjo qeveri nuk mund të pranojë një zgjidhje, kushtet e së cilës kanë qenë konsideruar si të pamatura, duke lejuar Italinë që të mbajë pozicionin e refuzimit të vazhdueshëm dhe të pranojë ndonjë zgjidhje të përshtatshme dhe të urtë.
Paralajmërohet tërheqja
“Është koha të flasim me sinqeritetin më të madh. Çështja e Adriatikut, siç është parashtruar në aspektin themelor të saj; siç po ndodh që qeveria amerikane, për të ruajtur paqen e botës, po iu vendos kushte bashkëpunimi partnerëve të tij europianë, po zhvendos çështjet kryesore të luftës. Kjo qeveri nuk dyshon në aftësinë e saj që të arrijë në qëndrime mirëdashëse me qeveritë partnere, por në thelb kërkon që të hartohen qëndrim të paanshme dhe të drejta, në ujdi me zhvillimin ndërkombëtar. Parimet nuk kanë qenë të dyshimta për zgjidhjen e problemit, pasi tek disa qeveri kryesore ka pasur të njëjtin konceptim themelor të asaj për të cilën ata kanë rënë dakord.
Por, nëse marrëveshja thelbësore në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme nuk përcakton zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare; kjo domosdoshmërisht duhet të fitojë mbështetjen e fuqive të mëdha; nëse nxiten me paramendim ambicie në emrin e ndjesive kombëtar, që të shpërblehen për harxhimin e energjive të vogla dhe të kota; nëse me një fjalë, rendi i vjetër i gjëra, i cili ka sjellë shumë djaj në botë, është akoma triumfues, ende nuk ka ardhur koha që kjo qeveri të mund të bashkërendojë shtetet e mëdha në ujdi me atë që konsiderohet shpirti dhe rendi i ri.
Populli amerikan është i gatshëm të ndajë një sipërmarrje të tillë kaq të lartë, por shumë prej tyre janë të frikësuar që të mos ngatërrohen në politikat ndërkombëtare dhe të mos pranojnë detyrimet e huaja ndërkombëtare, përkundër idealeve dhe traditave të tyre.
Ti parashtrosh ato si një politikë të tillë, siç qe mishëruar së fundmi në propozimet e Adriatikut dhe të detyrojmë më pas të mbajnë padrejtësinë kundër pretendimeve të drejta, mund të përgatisim një terren më solid për ankthe të tilla. Kjo qeveri nuk mund të ndërmarrë një përgjegjësi kaq të rëndë.
Presidenti dëshiron të thotë se nëse nuk do të duket e realizueshme të sigurojë zgjidhjen e duhur, megjithë lëshimet bujare të ofruara nga qeveritë e Britanisë, Francës dhe Amerikës ndaj Italisë në memorandumin e përbashkët të tyre të 9 Dhjetorit 1919, për të cilin tashmë, presidenti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, qeveria amerikane nuk do të ofrojë më lëshime të tjera. Presidenti dëshiron të thotë se duhet të ndërmerret në konsideratë seriozisht tërheqja e Marrëveshjes me Gjermaninë dhe Marrëveshja e 28 qershorit 1919 mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës, e cila tani është përpara Senatit dhe ku po parashtron kushtet për zgjidhjen evropiane, që të vendoset dhe zbatohet pavarësisht nga qeveritë partnere.

Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

“The New York Times” vazhdon publikimin e mesazheve mes krerëve të Fuqive të Mëdha në vitin 1919-20

Si reaguan britanikët dhe francezët pas ultimatumit të presidentit Uillson

Kërkesa zyrtare që kryeministrat e Londrës dhe Parisit i dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Parashikohet ndarja e territoreve shqiptare dhe kërkohet pëlqimi edhe nga presidenti amerikan Uillson

Skema si do të bëhej ndarja e re e gjithë zonës së Adriatikut dhe refuzimi i planit franko-britanik

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›