E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laringitet e të vegjëlve, masat që duhet të merrni në shtëpi

Autori i Lajmit: red.
Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Nëqoftëse nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarjes, nuk është problem serioz.
Kolla dhe infeksionet e kraharorit (të rrugëve të frymëmarrjes)
Shenjat: Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të
dhimbshme të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta.
Trajtimi: Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të
lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon,
ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.
BRONKITET DHE BRONKIOLITET
Rrugët e gjera të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkiolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo bllokimin e tyre. Bronkioliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. Është një mahisje e bronkeve që paraprin ose i bashkangjitet maisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip, trakeit ose laringit). Një sëmundje tipike gripi, shfaqet kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga baktere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur).
Si dallohet? Kollë dhe frymëmarrje e vështirë, që mund të sjellë edhe vështirësi në ushqyerje. Fëmija ka temperaturë dhe zbehje të përgjithshme. Gjuha dhe buzët mund të marrin ngjyrë blu. Shenjat e bronkitit janë kollë e thatë që mund të kalojë në kollë me gëlbazë jeshile apo të verdhë, temperaturë të lartë dhe mundet edhe në mungesë oreksi. Nëse fëmija vazhdon të bëhet më keq dhe ka vështirësi në frymëmarrje, mund të dyshohet për një infeksion të rëndë ose madje edhe për pneumoni.
Në pritje të pediatrit
Mjetet që mund të përdorni për të lehtësuar janë të thjeshta:
• Përpiquni ta lehtësoni frymëmarrjen e fëmijës gjatë një krize kolle. Vendoseni shtrirë mbi gjunjët tuaja me barkun poshtë dhe goditeni lehtësisht mbi shpinë. Mos i jepni ilaç për të ndaluar kollën, pasi duhet të
nxjerrë gëlbazën.
• Mbajeni fëmijën në shtrat, duke e bërë mjedisin të lagësht për të lehtësuar frymëmarrjen.
• Në rast se fëmija është foshnjë, vendosni një jastëk nën dyshek për t i ngritur kokën. Nëse është
më i madh, vendosjani jastëkun direkt poshtë kokës.
• Mos e mbuloni shumë fëmijën duke e djersitur.
• Nëse ka temperaturë, jepini shpesh për të pirë, që të marrë lëngjet e humbura (ujë, kamomil,
lëngje etj.).
Si kurohet?
Pediatri do t ju këshillojë një mjekim kundra temperaturës, nëse temperatura është më e lartë se 38 gradë, dhe nëse bronkiti shkaktohet nga bakteret, një antibiotik. Nëse kolla është e vazhdueshme dhe nuk e lejon fëmijën të flejë, mund të jetë i nevojshëm një shurup i lëngshëm për të larguar gëlbazën. Edhe aerosoli mund të lehtësojë. Kini parasysh që mjekimet kundër temperaturës dhe shurupet jepen për periudha të shkurtra dhe gjithmonë në fazën e theksuar të sëmundjes.
Rikthimi i sëmundjes
Zakonisht bronkiti shërohet brenda një jave, pa lënë gjurmë. Por ka disa fëmijë që kanë kollë me gëlbazë
(në mënyrë të veçantë natën) për periudha të gjata dhe e rimarrin infeksionin dhe 5-6 herë. Për të luftuar këtë “ndjeshmëri bronkiale” është e nevojshme:
• Të mos pihet kurrë duhan në prani të fëmijës ose në mjediset ku rri zakonisht
• Të mbahet fëmija larg personave me grip
• Të mos nxirret në të ftohtë dhe në ajër të ndotur
• Të mos jepen shurupe pa fund për kollën, që bëhen të panevojshme dhe nga ana tjetër largojnë
oreksin
• Të ndërpritet (kur është e mundur) dimri me një pushim 15 ditësh në det ose në mal.

Pneumonia, ka raste që duhet trajtuar me oksigjen
Pneumonia është një infeksion i rëndë i mushkërive, i shkaktuar nga viruse apo baktere. Fëmija sëmuret për dy arsye: e para nga helmet/toksinat e virusit apo baktereve, dhe e dyta sepse mushkëria e prekur del jashtë funksionit. Shkaku fillestar i pneumonisë është një grip apo një e ftohur. Gjendje si astma, kolla e keqe etj. rrisin rrezikun e pneumonisë. Pneumonia është gjithmonë serioze dhe fëmijët e vegjël trajtohen në spital,
pasi nevojitet oksigjeni.
Shenjat: Zakonisht fillon me ethe dhe kollë dhe fëmijës i merret fryma. Ai mund të duket i zbehtë, i plogësht dhe i përgjumur. Frymëmarrja mund të jetë e shpejtë dhe e rënduar.
Trajtimi: Frymëmarrja e rënduar është gjithmonë një shenjë për të kërkuar ndihmën urgjente mjekësore.
Duhet të komunikoni menjëherë me mjekun, nëse dyshoni se fëmija juaj ka pneumoni. Ai do t ju japë antibiotikë dhe do të vendosë për shtrim të menjëhershëm në spital, nëse fëmija ka nevojë të trajtohet me oksigjen.

Astma, si të veprosh kur fëmijën e kap kriza
Me fjalën “astma” përshkruhen episodet e përsëritura të ngushtimit të rrugëve të vogla ajrore që shkojnë nëpër mushkëritë, të cilat vështirësojnë frymëmarrjen, veçanërisht në kohën e nxjerrjes së ajrit. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga një alergji, veçanërisht në rast se ka edhe antarë të tjerë të familjes që vuajnë nga alergji si ekzema, rrufa alergjike etj. Astma e lehtë në përgjithësi është e shpeshtë në moshën e fëmijës së
vogël dhe në përgjithësi zhduket me rritjen e fëmijës.
Shenjat:
-Kollë, veçanërisht natën, apo mbas një sforcimi
-Fishkëllima të lehta dhe gulçim, veçanërisht në periudhën e një rrufe
-Kriza të rënda gulçimi në të cilat frymëmarrja është sipërfaqësore dhe e vështirësuar
-Gjatë krizës së astmëss fëmijës i krijohet një ndjenjë mbytjeje
-Lëkurë e zbehtë e djersitur gjatë një krize
- Një ngjyrosje në blu e lëkurës përreth buzëve gjatë një krize të rëndë.
Çfarë mund të bëjmë?
Ruani qetësinë tuaj dhe qetësoni fëmijën. Në rast se ka kaluar edhe më parë kriza astme, jepini
ilaçin që ju ka këshilluar mjeku. Në rast se shikoni që kjo nuk bën efekt, drejtohuni tek mjeku.
Uleni fëmijën mbi gjunjët tuaja duke e mbajtur lehtësisht të përkulur përpara. Kjo do ta
lehtësojë pak frymëmarrjen. Mos e përqafoni dhe shtrëngoni fort. Lëreni të qëndrojë në
pozicionin që pëlqen dhe ndjehet më rehat. Në rast se pëlqen të qëndrojë ulur vetëm, jepini diçka mbi të
cilat të mbështesë krahët (dy tre jastëkë, mbi një tavolinë etj.) në mënyrë që të përkulet përpara.
Trajtimi: Trajtimi kryesor kur fëmija ka shenjat e astmës është përdorimi i ilaçeve që zgjerojnë rrugët e
bronkeve (bronkodilatator), si psh salbutamoli, të cilat merren nëpërmjet një pompë me spërkatje, me
thithje, ose në formë shurupi. Këto quhen edhe ilaçe që “qetësojnë shpejt”. Zakonisht mjeku do t`ju
këshillojë t i përdorni në mënyrë të përditshme apo të përjavshme.
Si t i parandalojmë krizat e astmës?
Mundohuni që të zbuloni se kush është shkaku që i shpërthen këto kriza, duke shënuar gjithçka mbi
momentin kur ato shfaqen. Më poshtë janë dhënë disa nga shkak tarët më të shpeshtë që shpërthejnë
astmën.

Shkaktarë të astmës
Pluhuri
Pluhuri dhe në veçanti pluhurat e shtëpisë, përmbajnë një lloj paraziti (akaries) që tek fëmijët e vegjël
mund të shkaktojë kriza astmatike. Mundohuni të pakësoni sa më shumë pluhurin e shtëpisë duke
përdorur leckë të lagur, fshe-së me korrent me avull etj. Mbuloni dyshekun e fëmijës me një qese plastike.
Qimet dhe zbokthi i kafshëve
Në rast se keni kafshë shtëpiake si mace, qen mundohuni përkohësisht t i largoni nga shtëpia dhe
shikoni nëse pakësohen krizat e astmëss tek fëmija.
Poleni i luleve, barit, pemëve
Mos e lini fëmijën të luajë në barin e lartë dhe në kohën kur përqendrimi i polenit të luleve, pemëve
është shumë i lartë (pranverë-verë), mundohuni ta mbani fëmijën në shtëpi.
Tymi i duhanit
Mos lejoni që në ambientet ku qëndron fëmija të pihet duhan. Drejtohuni menjëherë në urgjencë
në rast se fëmija juaj: Ka ngjyrosje në blu të lëkurës përreth buzëve dhe në gjuhë; Paraqet një gulçim të fortë; Nuk fillon të marrë frymë lehtësisht dhe normalisht mbas 10 minutave që ka marrë ilaçin
(pompën) për të lehtësuar krizën; Humbet ndërgjegjen.
Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj paraqet për herë të parë kriza astme. Në rast se mendoni që fëmija juaj mund të ketë astmë

Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›