Ditët e ftohta, ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës
• I ftohti dhe ndryshimet klimaterike ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës.AIDA MALAJ Për mjekët “faji” është i temperaturave të ulëta që ndikojnë në krijimin e spazmave të enëve të gjakut të trurit, që manifestohen me dhimbje koke. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku neurolog Agron Islamaj, shpjegon se si mund të parandalohen këto probleme gjatë stinës së ftohtë:Doktor, është e vërtetë që dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga i ftohti? Përse ndodh ky fenomen? Eshtë e vërtetë që gjatë ditëve të ftohta mund të shfaqen ankesa për dhimbjen e kokës. Shpesh ajo është bashkëshoqëruese e shqetësimeve të përgjithshme që i atribuohen të ftohtit. Virozat, sinozitet dhe sëmundje të tjera shpesh manifestohen dhe me dhimbje koke. Gjithsesi njihet lidhja që ekziston mes dhimbjes së kokës dhe faktorëve të jashtëm atmosferikë si: Drita, temperatura, ndryshimi i presionit atmosferik, etj., sidomos te personat që kanë vështirësi të përshtaten me ndryshimet e menjëhershme. Cafalea nga i ftohti apo sforcimi fizik kanë një incidencë rreth 10-15% në popullsinë e përgjithshme,por nuk janë vetëm faktorët e jashtëm. I ftohti komprometon rrugët e frymëmarrjes, duke u përqendruar në hundë dhe në muskujt paranazalë (rinite) dhe manifestohet dhe me dhimbje koke. Si ndikojnë faktorët e jashtëm atmosferikë në shfaqjen e cafaleas?Era dhe i ftohti mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës, sidomos tek personat që kanë vështirësi të përshtaten me ndryshimet e temperaturave. I ftohti ndikon në formimin e spazmave, të cilat pengojnë furnizimin me gjak të trurit, me pasojë acarimin e dhimbjes së kokës. Po jo vetëm temperaturat e ulëta por dhe era e fortë, ekspozimi i gjatë në të ftohtë, ulja e menjëhershme e temperaturave, luhatjet e presionit atmosferik, kanë ndikim në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Kjo sepse këta faktorë ndikojnë që venat dhe kapilarët e gjakut, të shtrëngohen duke shkaktuar rritje të presionit të gjakut të trurit, që manifestohet me dhimbje koke. Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?Te mjeku duhet të shkohet për çdo dhimbje koke që zgjat në kohë, (për disa orë) dhe që s’njihet një shkaktar shpërthyes. Por dhe kur shoqërohet me simptoma të tjera si p.sh., të përziera, të vjella, probleme me shikimin etj. Në çdo rast duhet të përcaktohet shkaktari në mënyrë që të bëhet mjekimi dhe trajtimi i duhur i këtij problemi. Çfarë rekomandimesh mund të jepen për parandalimin e këtyre problemeve? Këshilla e parë që mund të jepet është shmangia e faktorit shpërthyes të dhimbjes së kokës, që në këto raste është i ftohti. Për këtë duhet të shmanget në maksimum ekspozimi në mëngjes herët dhe në mbrëmje vonë, kur është shumë ftohtë. Duhet treguar kujdes në kalimin e menjëhershëm nga i ftohti në të ngrohtë dhe anasjelltas dhe korrentet e ajrit.keshilla• Shmangni ekspozimin në orët e ftohta, sidomos në mëngjes herët dhe në mbrëmje vonë. • Shmangni kryerjen e aktiviteteve fizike në ambientet e jashtme • Nëse nuk mund të shmangni dot qëndrimin për një kohë të gjatë jashtë, vishuni trashë dhe mbani kapele ose kapuç• Kujdes me korrentet e ajrit, ndryshimin dhe kalimin e menjëhershëm nga një ambient i ftohtë në të ngrohtë dhe e anasjella Shkaqet e tjera të shfaqjes së dhimbjes së kokës Stresi psikik Sinoziti Spondiatrozat Infeksionet e dhëmbëve Traumat në kokë Cikli menstrual Tumoret Infeksionet virale Hipertensioni Keqformime të tipit vaskular Sëmundjet e brendshme: mëlçia, ulcera, etj.