E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në SHBA,ish-studenti vrau 5 të rinjtë

• Masakër e re në një shkollë amerikane, e pesta brenda javës dhe këtë radhë ka marrë jetën e gjashtë studentëve.Në një sallë leksionesh në “Northern Illinois University”, një i ri hyri brenda dhe qëlloi me armë kundër studentëve duke marrë jetën e 5 prej tyre dhe duke plagosur pesëmbëdhjetë të tjerë. Më pas vrau veten. Nuk është rasti i parë. Shkollat amerikane po bien pre e depresionit të të rinjve, kryesisht ish-studentë, të cilët marrin jetën e shumë të tjerëve, arsyet nuk gjenden në raste të tilla, mbeten të pashpjegueshme. Policia amerikane në Illinois zbuloi se edhe në këtë rast protagonisti i masakrës në shkollë ka qenë student më parë në të, madje edhe një student i spikatur për nivelin e lartë të përgatitjes. 27-vjeçari studionte në këtë shkollë për sociologji, por javët e fundit, sipas dëshmive, ai kishte filluar të sillej në mënyrë të çuditshme, pasi kishte ndaluar së marri ilaçet e tij. Stephen Kazmierscak kishte blerë dy nga katër armët e përdorura në sulm gjashtë ditë më parë, një “shotgan” e kalibrit 12 dhe një pistoletë 9-milimetra “Glock” dhe ato ishin të regjistruara në emër të tij. Kazmierczak kishte parkuar pranë hollit të leksioneve dhe kishte marrë me vete brenda në shkollë një “shotgan” brenda një kutie kitare, ndërsa pistoletat i kishte të fshehura në trup, poshtë xhaketës. Ai kishte hyrë në derën anësore të sallës dhe ka hapur zjarr pa thënë asnjë fjalë. 48 plumba pistolete dhe 6 mbushje “shotgani” u gjetën në skenën e krimit. Autori i masakrës ishte larguar nga kjo shkollë në prill të vitit 2007 për të frekuentuar një shkollë tjetër. Ai nuk kishte pasur asnjë dosje në polici. Dy policë kishin mbërritur në zonën e krimit vetëm një minutë pas të shtënave, por edhe pas kësaj ishte vonë. Presidenti Bush e komentoi masakrën e së premtes në mëngjes, si një “Situatë mjaft tragjike në këtë shkollë”. Ai shtoi se do t’u kërkojë qytetarëve në të gjithë vendin të “ofrojnë bekimin e tyre për mbështetje dhe kurajë për familjarët e viktimave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›