E Diel, 1 Nëntor 2026

Tornado i rrëmben shtëpinë,mbetet vetëm mbi dysheme

• Ndërsa ndiqte edicionin e lajmeve mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në shtetet amerikane, James Kruger nga Tenesi, dëgjoi edhe njoftimin për një tornado që po afrohej drejt qytetit të tij. Papritur u fikën dritat.Pas kësaj Kruger tregon se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë, ka parë se është hapur dera e jashtme e shtëpisë dhe i janë thyer xhamat e të gjitha dritareve. Tenesiani nuk do të donte kurrë ta sfidonte tornadon, por është përpjekur të rikthejë sadopak “komoditetin” e tij, për të rivënë çdo gjë në vendin që ishte. “Shkova të mbyll derën dhe ndjeva se dera u ngrit në ajër. Prandaj u largova dhe u shtriva në tokë”, thotë ai. “Ndërsa qëndroja atje, shtëpia më fluturoi mbi kokë dhe era e fuqishme po më tërhiqte dhe mua. Papritur kaosi ndali dhe unë qëndroja shtrirë në dhe. Nuk kishte dysheme”, shton ai. Në të tilla raste vërshojnë edhe supersticionet. “Besoj se ka një arsye që unë mbijetova. Dikush po më mbante nga këmba”, thotë i mbijetuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›