E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annan: Shpresa për fundin e krizës në Kenia

• Ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Annan, është angazhuar për të zgjidhur krizën politike në Kenia, e cila ka krijuar shumë trazira në këtë vend dhe si pasojë edhe viktima.Annan ka bërë të ditur në kanalet diplomatike se një marrëveshje pajtimi midis qeverisë së Kenias dhe partive të opozitës është pranë, por ende ka mospajtime për ndarje të pushtetit. Se si do të funksionojë një marrëveshje e tillë dhe si do të ndahen kompetencat nuk është e qartë. “Palët kundërshtare duhet të formojnë një koalicion të gjerë. Eshtë arritur marrëveshje për reformat elektorale, kushtetuese dhe juridike duke përfshirë edhe një rishikim të pavarur të zgjedhjeve të diskutueshme që janë në thelb të krizës në Kenia”, tha Annan. Por të dy palët kanë rënë dakord se rinumërimi nuk ishte një opsion i mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›