E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat vlonjate tronditin Shkodrën: “Po bëhet presion ndaj skuadrës”

• Drejtuesit më të lartë të ekipit të Vllaznisë kanë reaguar ndaj akuzave të ardhura në adresë të tyre nga ana e klubit të Flamurtarit të Vlorës për një tentativë për të blerë takimin e së dielës që do të luhet në Vlorë.Ato kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj thashethemeve të përhapura në këtë drejtim. Për këtë drejtuesit më të lartë të ekipit shkodranë ka dalë në një komunikatë për shtypin ku kanë vlerësuar gjithçka si thashetheme keqdashëse. Nga sa mësohet sipas tyre gjithçka ka si qëllim të krijojë një klimë presioni mbi ekipin kuqeblu, por edhe mbi gjyqtarët e takimit për të krijuar një hamendësi për rezultatin e takimit. Kuqeblutë janë përgatitur për të marrë më të mirën në këtë takim dhe këtë në Vlorë nuk e kërkojnë për të parën herë. Shkodranët një sezon më parë kanë arritur të barazojnë dhe të fitojnë një takim në qytetin jugor. “Deklarata të tilla totalisht të pavërteta i konsiderojnë si mjet presioni ndaj skuadrës sonë dhe arbitrave në prag të kësaj ndeshjeje. Ekipi i Vllaznisë është i shqetësuar nga deklarata të tilla dhe do të vazhdojë luftën e ndershme sportive në mënyrë të qetë”, shkruhet në deklaratën e bërë nga drejtuesit e ekipit kuqeblu. “Shpresojnë se si edhe në të kaluarën gjithçka do të shkojë në frymën e bashkëpunimit me ekipin e Flamurtarit dhe në veçanti me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Shprehim bindjen se ndeshja e radhës mes ekipit të Flamurtarit dhe Vllaznisë në Vlorë do të jetë një spektakël i vërtetë me frymën e plotë të Fair Play”, përfundon komunikata për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›