E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fluturuesit e Singaporit”, hapet karuseli më i madh panoramë

• Karuseli më i madh panoramë “Rrota e mileniumit” në Londër, e humbi këtë titull që kur nisi udhëtimin e parë karuseli i ri, “Fluturuesit e Singaporit”, që ngrihet 165 metra i lartë.Përfaqësues të mbi 30 kompanive provuan udhëtimin e parë prej dy rrathësh nga 360 gradë paguan nga 8.888 dollarë të Singaporit, (6.303 dollarë amerikanë), ndërsa si shpërblim nga kabinat komode me ajër të kondicionuar u ishte mundësuar që të kënaqen me pamjen e qytetit, pjesët e Malajzisë, Indonezisë dhe të detit. Secila nga 28-të kabinat dhe karuseli panoramë me vlerë prej 240 milionë dollarësh mund të mbajë 26 persona. “Fluturuesi i Singaporit” i cili është 30 metra më i lartë se “Rrota e mileniumit” për vizitorët do të lëshohet në përdorim më 1 mars. Karuselin patën mundësinë ta provonin edhe çiftet në Ditën e të dashuruarve, e plotësuar me muzikë të rastit, shampanjë dhe çokollata, me një çmim prej 282 dollarë amerikanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›