Çmimi i lartë, bie konsumi i energjisë

INSTAT njoftoi sot se sasia e disponueshme për konsum final arriti në 1.745 GWh, duke zënë 45.9% të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim.
Familjet ulën me 17.1% energjinë e konsumuar ndaj 6-mujorit të parë të vitit 2011, duke konsumuar 59.5% të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej.
Edhe përdoruesit e tjerë ulën me 37.9% konsumin e energjisë elektrike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ulje lidhet me shkëputjen e konsumatorëve të mëdhenj industrialë nga furnizimi me energji elektrike nga KESH-i, duke nisur nga data 1 janar 2012. /Start/
2012-08-23 15:45