E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditmar Bici pezullohet 10 javë

I ka kushtuar shtrenjtë ajo pështymë ndaj drejtorit të Flamurtarit mbrojtësit të Skënderbeut, Ditmar Bicit, që do të qëndrojë 10 javë larg fushave të lojës. Këtë vendim ka marrë dje Komisioni i Disiplinës në FSHF që ka shqyrtuar edhe raste të tjera, ku nuk ka shpëtuar as vetë Përparim Lushaj, që është cilësuar si provokuesi i sherrit dhe është dënuar me 3 ndeshje pezullim. Edhe klubi i Skënderbeut është ndëshkuar nga disiplinori, kësaj radhe me 3 milionë lekë të vjetra gjobë për shkak se janë hedhur “mjeteve ndezëse dhe sendesh të forta në fushën e lojës nga spektatorët.” Megjithatë, palët kanë në dorë edhe apelimin e dënimeve në fjalë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›