Ditmir Bushati: Jo statusi brenda Presidencës çeke
Lëvizja Evropiane në Shqipëri në studimin e saj “Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE”, hedh dritë mbi të gjitha etapat dhe afatet që Shqipëria do të përshkojë deri në fitimin e statusit të vendit kandidat për në BE. Në përfundim të këtij studimi pranimi i kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, duk do të jetë i mundur brenda presidencës ceke, për disa arësye. Sipas këtij studimi, “aplikimi i Shqipërisë duhet të vijë në një kohë optimale duke marrë në konsideratë atmosferën që mbizotëron brenda BE-së dhe atmosferën që karakterizon vendin aplikant, rastin konkret Shqipërinë”. Nisur nga rastet e Kroacisë, Maqedonisë dhe së fundmi Malit të Zi, të cilët nuk pritën përfundimin e procedurave të ratifikimit të MSA-së nga vendet anëtare të BE-së për të filluar aplikimin e tyre për anëtarësim, studimi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, tregon se “ratifikimi i MSA-së është thjesht një aspekt procedural i procesit të integrimit europian, shpejtësia e të cilit është në varësi të drejtpërdrejt me cilësinë e reformave të realizuara dhe performancën e vendit aplikant”. Në studim theksohet se “nga pikëpamja kohore ndoshta është momenti më pak i përshtatshëm për të dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në BE, duke marrë në konsideratë eksperiencën e Shqipërisë në këtë proces”. Disa nga arsyet pse aplikimi të pranohet nga BE, janë dhe zgjedhjet e përgjithshme të qershorit që sipas tij do të jenë testi kryesor për këtë proces. “Testi kryesor në vlerësimin e progresit të Shqipërisë dhe të gatishmërisë së saj për të aplikuar për anëtarësim në BE do të ketë lidhje me mënyrën si do të përgatiten dhe zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit 2009. Kjo është një sfidë e rëndësishme që klasa politike shqiptare duhet ta kalojë me sukses për të dëshmuar stabilitetin dhe progresin e vendit në kuadër të aplikimit për anëtarësim dhe marrjes së statusit kandidat”, thuhet në këtë raport.
Kushtet për aplikim
Standardet e zgjedhjeve të qershorit
Progres raporti i Komisionit Evropian
Niveli i zbatimit të Marrëveshjes së Përkohshme
Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave me BE