Divjaka, në zi për dy peshkatarët
Qyteza e Divjakës, që ndodhet 25 kilometra larg Lushnjës dhe afro 17 kilometra larg nga rruga nacionale Lushnjë-Rogozhinë, dje ka qenë në zi. Zija është paralajmëruar qysh të enjten, kur u përhap lajmi se dy peshkatarë, banorë të Divjakës, u zhdukën në det, kur varka e tyre u përmbys. Të paktë ishin ata që kishin shpresa te mbijetesa e peshkatarëve, ndërsa shumica e popullsisë së qytezës shprehet se "morti i peshkut" shpesh herë ka marrë jetë njerëzish dhe ka prekur familje të varfra. Gratë e zonës, të veshura në të zeza, lëviznin nga njëra shtëpi e hapur për mort te tjetra.
"Është e pabesueshme. Dy kryefamiljarë që me gjahun e peshkut siguronin bukën e familjes, humbën jetën. Është kob dhe një mësim për të gjithë ne, që e kemi të varur jetën te peshkimi", thotë Tahiri, një prej banorëve të zonës që përgjatë gjithë natës së kaluar ka kryer kërkime në brigjet e plazhit.
Nga bisedat me banorët e qytezës mësojmë se përgjatë gjithë ditës së enjte dhe gjatë natës, të afërmit e dy peshkatarëve dhe shumë banorë të Divjakës kanë qenë në brigjet e detit. Ata kanë kryer kontrolle në një vijë të gjatë bregdetare, por vetëm në orët e para të ditës së djeshme kanë arritur të gjejnë dy trupat e pajetë.
Njëri prej peshkatarëve të zhdukur ishte 60-vjeçari Vangjel Trungu. Burimet policore tregojnë se trupi i tij u gjet në ujërat e plazhit të njohur me emrin Piaxhe, shumë pranë grykëderdhjes së Shkumbinit. Ky vend ndodhet disa kilometra larg nga vendi ku u përmbys varka me dy peshkatarët. Policia thotë se kanë qenë të afërmit dhe familjarët e Trungut ata që mundën të gjenin trupin e tij që kishte dalë në sipërfaqe të ujit.
"Trupi i 60-vjeçarit Vangjel Trungu është gjetur rreth orës 01:00 pas mesnate. Ai është marrë dhe dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës për t‘u transportuar paraditen e djeshme për në banesën e tij", thonë zyrtarët e policisë. Ndërkohë, trupi i peshkatarit tjetër është gjetur rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, në plazhin e Spillesë. Kanë qenë peshkatarët e zonës ata që kanë dalluar prej së largu trupin e pajetë në sipërfaqe të ujit dhe që pas lajmërimit të policisë dhe të rojeve bregdetare e kanë nxjerrë në breg dhe kanë konfirmuar se ishte 48-vjeçari Stavri Prendi. Deri në mesditë, trupi i Prendit nuk kishte mbërritur në shtëpi, ndërkohë që shokët e tij peshkatarë kishin lënë varkat dhe punën e tyre dhe e prisnin në banesë. Sipas policisë, të dy trupat e gjetur u përkisnin peshkatarëve të zhdukur të enjten.
Historitë e dy peshkatarëve të mbytur të enjten, si dhe të atyre që kanë pasur të njëjtin fat kohë më parë, nuk ndryshojnë nga njëra-tjetra. Varfëria dhe mungesa e një pune i çon shpesh banorët e Divjakës që të gjejnë një mundësi ekonomike te peshkimi, edhe pse jo të gjithë janë specialistë të fushës. Mjafton të ndërtosh një varkë dhe të kesh ca rrjeta e në Divjakë mund të arrish të sigurosh bukën e gojës. Kështu të thonë pothuaj të gjithë banorët e qytezës bregdetare. Numri i peshkatarëve vitet e fundit është shtuar, kjo për faktin se mundësia për punësim në sektorë të tjerë ka rënë ndjeshëm.
Josif Rudha, kushëri i peshkatarit të mbytur, Vangjel Trungu, tregon se Vangjeli kishte 10 vjet që mbante familjen e tij me peshkim. "Ai kishte punuar më parë në ndërmarrjen e gazit, e cila u mbyll në vitin 1992. Tentoi disa herë të emigronte, por nuk i ecte, kështu që vendosi të peshkonte dhe me shitjen e peshkut të siguronte bukën e gojës. Vangjeli kishte gjashtë fëmijë, tre vajza dhe tre djem. Një prej djemve të tij ishte kthyer me të meta mendore pas emigrimit në Greqi dhe këtë fakt Vangjeli e vuante shumë", tregon Josifi. Varfëria e familjes Trungu shihet edhe në shtëpinë e tyre, të ndërtuar disa dekada më parë.
Historia e peshkatarit tjetër të mbytur, Stavri Prendit, 48 vjeç, është edhe më e dhimbshme. Ai ishte baba i tre vajzave të vogla, ndërkohë që bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Jorgji Prendi, kushëri i parë me Stavrin, tregon se "Stavri donte t‘i shkollonte vajzat, ndaj punonte shumë. Gruan e kishte të sëmurë. Ajo nuk ecën dot dhe kështu që Stavri për të arritur të mbante familjen e tij, peshkonte. Ai ishte bërë ortak me Vangjelin dhe gjahu i tyre ecte mirë, edhe pse nuk linin ditë pa dalë në det".
Mëngjesin e së premtes, dy peshkatarët kishin dalë me varkën e tyre me një motor të çmontueshëm për të mbledhur rrjetat e peshkut që kishin hedhur një natë më parë. Furtuna në det përmbysi varkën e tyre dhe bëri që të dy të mbyteshin, duke lënë pas nëntë jetimë, pa asnjë të ardhur.