E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrosen pas gjashtë ditësh viktimat e zjarrit në Itali

Familja Gonaj ka përcjellë për në banesën e fundit dje në mesditë trupat e pajetë të Angjelinës me dy fëmijët Dorinën e Dorianin, të cilët humbën jetën në Itali ku jetonin dhe punonin, pasi banesa e tyre u shemb nga djegia që u provokua nga një rrjedhje gazi. Qindra banorë të fshatit Vrakë të Malësisë së Madhe, të afërm dhe njerëz që ndienin dhimbjen, morën pjesë në ceremoninë mortore aspak të zakontë, ku nga një familje dalin tri arkivole. Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal dhe deputetet e Shkodrës. Shiu që binte dhe pamja gri e errët që kishte marrë fshati Vrakë, krijonte përshtypjen sikur edhe natyra po mbante zi. Pasi janë kryer zakonet mortore, tre trupat e pajetë janë nxjerrë mes lotëve për t‘u përcjellë për në banesën e fundit. Një karvan i gjatë makinash dhe njerëzish kanë shoqëruar arkivolet deri te varrezat e fshatit. Angjelina, Dorian dhe Dorina Gonaj humbën jetën tragjikisht gjashtë ditë më parë në shtëpinë e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›