E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ushtari i vilave qeveritare

Një ushtar i Gardës së Republikës plagoset me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Durrësit. Ka qenë një shkrepje aksidentale e armës automatike të shërbimit që ka lënë të plagosur ushtarin e Gardës. I plagosuri është 22-vjeçari Altin Duka nga Peshkopia. Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku i është bërë ndërhyrja e parë kirurgjikale dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Burime spitalore bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja po hetohet nga autoritetet hetimore të ushtrisë, por paraprakisht është deklaruar se plagosja ka qenë aksidentale. Ushtari i plagosur e kryente shërbimin ushtarak pranë bllokut rezidencial të vilave qeveritare në plazhin e Durrësit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›