E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divjakë, Rama takim me të rinjtë: Nevojitet punësim real

DIVJAKË- Divjaka dhe e gjithë Shqipëria duhet të rilindë përmes një punësimi real, përmes një taksimi të ndershëm dhe përmes eleminimit të klientave që qeverisë. Deklarata vjen nga kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë e Divjakës, në kuadër të turit re:fressh. 

“Në rast se dhurata që Zoti i ka bërë këtij vendi nuk është kthyer në një të mirë për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kjo është për faj të politikës dhe është politika që duhet të ndryshojë. Nuk është e mundur që babai apo nëna juaj që jetojnë me një rrogë apo që jetojnë duke mbijetuar përmes punës me tokën, të paguajnë tvsh-në si të gjithë të pasurit, dhe ndërkohë të jenë përditë e më të varfër, ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohen cdo ditë e më shumë duke shfrytëzuar pasurinë e përbashkët, pasurinë publike, pasurinë që është edhe e juaja, që nuk mund të jetë një pasuri që mund të shpërndahet nga qeveria sipas qejfit dhe sipas lidhjeve familjare dhe klanore”,- deklaroi Rama.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama në Divjakë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›