E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë, ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari, në pranga autori

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Divjakë. Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:10 është qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasi Fatos Bello, 30 vjec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambjentet e një lokali në qendër të qytetit, ku shtetasi Shaban Lleshi 55 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri Bellon, pas një konflikti të castit për motive të dobëta që ka pasur me të. Lleshi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por është kapur në një kohë rekord nga efektivët e policisë, teksa përpiqej të arratisej në pyllin e Divjakës. Gjatë ndalimit, autorit të dyshuar për vrasjen e Bellos, i është sekuestruar dhe arma me të cilin ka kryer krimin. Mbi 55 vjeçarin Lleshi rëndon akuza e vrasjes me paramendim të shtetasit Fatos Bello.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›