E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tranzit" godet rrjetin, sekuestrohet 41.8 kg drogë, 4 në pranga

Realizohet me sukses operacioni"Tranzit", si rezultat i të cilit janë arrestuar katër persona, ndërsa janë sekuestruar 41.8 kg drogë. Policia e Sarandës falë përmbylljes me sukses të këtij operacioni anti-drogë ka bërë të mundur ndalimin e shtetasve AlfonsDervishaj 45 vjeç, Kiri Sinaj 23 vjeç, Shpëtim Sela 26 vjeç dhe shtetasi Ledio Haxhiraj 22-vjeç.
 

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe sasia e lëndës narkotike prej 41.8 kg canabis sativa, sekuestrimi i të cilës u bë në një hotel. Burime nga policia bëjnë të ditur se droga ishte e ndarë në dy çanta dhe mendohet se ishte marrë në Lazarat, ndërsa kishte si destinacion Greqinë për treg. Materilalet lidhur me të arrestuarit i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
 

Ndërkaq blutë e këtij qyteti kanë bërë të mundur gjithashtu arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për vjedhje. Kështu është vënë në pranga shtetasi, Bajram Moriseni, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje të disa automjeteve nga policia e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›