Antidroga zbulon parcela me hashash në hyrje të Tiranës
Tirana konsiderohet nga rrethet jashtë piketimit me të kuq si vende të kultivimit të bimëve narkotike, por disa zona të thella, dhe kryesisht të malësisë, e praktikojnë mbjelljen e kanabisit, por në sipërfaqe të vogla.
TIRANE- Skuadra e Antidrogës dhe Komisariatit numër 6 i Policisë së Tiranës zbulojnë disa parcela të improvizuar me hashash në pyll, në fshatin Kus, dhe asgjësojnë 87 bimët e gjetura. Aksioni, që është i pari i policisë së Tiranës, bëhet tashmë që kultivimi i kanabisit shkon drejt marrjes së prodhimit. Aksioni i Antidrogës ka nisur të enjten dhe në fund janë prerë dhe djegur bimët e gjetura. Burimet policore thanë se ato ishin mbjellë në “toka pa zot”, dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë mbjellë dhe i kanë kryer shërbimet bimëve narkotike. Në fakt, prej disa muajsh Drejtoria e Policisë së Tiranës ka ndërmarrë disa takime me përfaqësues të pushtetit lokal në zonat që konsiderohen si më problematike dhe se ku mund të mbillen bimë narkotike. Të njëjtat burime thanë për Gazetën se, kanë qenë pikërisht informacionet e përfituara nga kontaktet e vendosura në këto takime, që kanë identifikuar vendndodhjen e parcelave me kanabis të maskuara në pyll. Ndonëse Tirana konsiderohet nga rrethet jashtë piketimit me të kuq si vende të kultivimit të bimëve narkotike, disa zona të thella, dhe kryesisht të malësisë, e praktikojnë mbjelljen e kanabisit, por në sipërfaqe të vogla. Në fakt, Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë antidrogë pikërisht për kultivimin e bimëve narkotike në vend. Operacioni nisi fill pas përfundimit të zgjedhjeve, atëherë kur u rikthyen në detyrat e mëparshme edhe punonjësit e oficerët e policisë, të cilët ishin angazhuar për procesin.
(s.g/GSH/BalkanWeb)