E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet me sende të forta gazetari Mero Baze

Gazetari Mero Baze është goditur me sende të forta në kokë ditën e hënë në mbrëmje nga bisnesmeni Rezart Taçi si edhe 4 badigardët e tij. Botuesi i gazetës "Tema", Mero Baze ka qenë në shoqërinë e disa kolegëve si edhe miqve të tij në një lokal në zonën e bllokut kur ka ndodhur sulmi fizik ndaj tij. Pas ngjarjes Mero Baze është shtruar urgjentisht në spitalin ushtarak, ku ka marrë mjekimin e parë.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë gazetari Andi Bushati si edhe Arban Hasani, drejtori i lajmeve në 'Vizion Plus'. Vetë gazetari Baze ka rrëfyer sulmin fizik që është kryer ndaj tij ekzkluzivisht për "Ora News", i cili ishte i pari kanal që njoftoi lajmin.

"Në fillim Taçi erdhi drejt meje dhe filloi të më ofendonte. Më pas ai më goditi së bashku me 4 truprojat e tij."- rrëfeu për "Ora News", gazetari Baze ndërsa ndodhej në i shtruar në spitalin ushtarak. "Unë besoj se jam goditur për shkak të detyrës sime, pasi unë nuk kam ndonjë inat personal ndaj Rezart Taçit."- shtoi gazetar i emisionit investigativ "Faktor Plus". Pas ngjarjes policia e Tiranës, ka shoqëruar në polici dy nga badigardët e Rezart Taçit të cilët janë pyetur në lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›