Ish-të përndjekurit në pritje të firmës së Berishës
11/05/2009 Kreu i ekzekutivit shqiptar dhe PD-së ka 3 ditë kohë për të kthyer përgjigje
Ndregjoni: Largimi i Kurt Kolës te “Poli i Lirisë”? Nuk komentoj individë të tillë
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, ka deklaruar gjatë një prononcimi për “Metropol” se është në pritje të firmës së Kryeministrit Berisha për përfshirjen e tyre në koalicionin me PD-në. Ai deklaron se për zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka ndër mend ta braktisë partinë më të madhe në pushtet duke bërë koalicione me ndonjë parti tjetër që nuk qëndron në krah të asaj demokratike. Ndregjoni para disa ditësh i ka dërguar një letër kreut të qeverisë shqiptare, ku kërkon që shoqata që ai kryeson të përfshihet në koalicionin e djathtë me në krye partinë e tij. I pyetur për lëvizjen më të fundit të kreut të Shoqatës së ish-të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politikë Kurt Kola, duke u bërë pjesë e “Polit të Lirisë”, Ndregjoni refuzoi të komentojë. Sipas tij, Kola nuk përfaqësonte kategorinë e ish-të përndjekurve politikë.
Deklarata
Një ditë pas divorcit që një pjesë e ish-të përndjekurve politikë bënë ndaj partisë në pushtet, sekretari i SHMIBPP-së, Ndregjoni, e cilësoi të parëndësishme këtë fakt, duke e vënë theksin te përfaqësimi mbi 80 % e kategorisë së ish-të përndjekurve që përfaqësonte shoqata e tij. Ai nënvizoi se kjo shoqatë ishte në pritje të përgjigjes që Kryeministri Berisha do të jepte për përfshirjen e tyre ose jo në koalicionin e djathtë me në krye PD-në. “Ne jemi në pritje të aktmarrëveshjes me Kryeministrin Berisha, pasi para pak ditësh i kemi kërkuar atij që ish-të përndjekurit të përfshihen në koalicionin e djathtë me në krye PD-në”, - tha Ndregjoni. Ai deklaroi gjithashtu se për këtë çështje kishte zhvilluar takime me sekretarët e PD-së dhe me ministrin e Financave Ridvan Bode, të cilët parimisht ishin shprehur dakord më kërkesën e tyre. “Ne kemi takuar edhe sekretarët e partisë dhe ministrin e Financave, të cilët janë shprehur dakord. Por siç dihet, për të vendosur për këtë çështje janë forumet drejtuese të PD-së”, - vijoi ai.
Reagimi
Në përgjigje të lëvizjes që Kurt Kola bëri para dy ditësh duke iu bashkuar “Polit të Lirisë, Ndregjoni tha se Kola nuk drejton asnjë organizatë të të përndjekurve politikë dhe rrjedhimisht nuk mbron interesat e shumicës së kësaj kategorie. Ai e komentoi si një person që ndërron përkrahjen politike sipas interesave personale. “Unë nuk komentoj individë të tillë, të cilët nuk kanë peshë tek ish-të përndjekurit politikë dhe që një herë do ta shohim te ‘Poli i Lirisë’ dhe herë tjetër te ndonjë parti e majtë. Me persona si ai e vetmja gjë që na bashkon është thjesht statusi i të vuajturit politik”, - tha Ndregjoni. Ai përfundoi duke sjellë në vëmendjen e opinionit publik se Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë është gjithëpërfshirëse. Ajo ka degët e saj jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por edhe jashtë saj, si në vendet e Bashkimit Evropian e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përçarja
Në përfundim të mandatit të saj qeverisës PD-ja duket se nuk i ka gjithë të përndjekurit politikë pas vetes. Ajo kategori që përkrahin shoqatën e Ndregjonit, premton votën pro mazhorancës aktuale lidhur me besimin se do të përfshihen në koalicionin qeverisës, ndërkohë që të tjerë, si Kurt Kola, renditin pakënaqësitë. Sipas tij, procesi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë ka qenë selektiv dhe abuziv.
Qeveria dhe kompensimi
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, ka deklaruar dje gjatë një prononcimi për mediet se deri tani janë dëmshpërblyer 1440 persona. Sipas tij, problemet janë të shumta për ish-të përndjekurit. Ai deri tani, ndryshe nga Kurt Kola, qëndron në krah të qeverisë shqiptare, duke justifikuar çka është premtuar gjatë këtij katërvjeçari. “Nga qeveria u njohën dhe u morën në konsideratë kërkesat e kësaj shoqërie. U premtua se do të hartohet ligji dhe ai u aprovua”, - tha ai. Miraka gjithashtu ka shprehur bindjen se rreth 90 % e ish-të përndjekurve politike në zgjedhjet parlamentare do të votojnë për PD-në. Ajo premtoi në kohën e ardhjes në pushtet dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ligji që u miratua nga Kuvendi në fund të vitit 2007, u hapi rrugën familjarëve që kishin vuajtur regjimin e komunizmit të aplikonin për të përfituar nga dëmshpërblimi. Ata paraqitën dosjet e tyre sipas këtij ligji në Ministrinë e Drejtësisë, nga të cilët për rreth 1400 persona është ndezur drita jeshile për të marrë dëmshpërblimin. Ndërkohë që për të pushkatuarit pa gjyq parlamenti miratoi para një muaji ligjin, i cili ka hyrë në fuqi dhe që u njeh tyre të drejtën e përfitimit.
Regjistrimi i koalicioneve
Nëse kryeministri Sali Berisha do të vendosë të nënshkruajë marrëveshje për koalicion zgjedhor me shoqatën e ish-të përndjekurve politike, duhet ta bëjë brenda këtyre tri ditëve. Sipas Kodit Zgjedhor, 13 maji është afati limit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore pranë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, - thuhet në nenin 65 të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë para pak ditësh KQZ-ja miratoi elementet që duhet të ketë në përmbajtjen e vet një kërkesë për regjistrimin pranë tij të një koalicioni. Ajo duhet të përmbajë marrëveshjen e koalicionit, ku të shprehet vullneti i partive përkatëse për të qenë pjesëmarrëse e këtij koalicioni: emrin e koalicionit, i cili shënohet në fletën e votimit; emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit, që kanë të drejtë të paraqesin vëzhgues në KZAZ, KQV-të dhe vendin e numërimit të votave. Kërkesa për regjistrimin duhet të nënshkruhet nga të gjithë krerët e partive pjesëmarrëse në koalicion.