E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga kampionit të botës në peshëngritje, me armë

PEQIN- Forcat e RENEA-s arrestojnë kampionin e peshëngritjes me 2 armë në makinë. Operacionet e RENEA-s u zhvilluan në disa qytete të vendit, gjatë të cilave janë arrestuar disa shtetas, mes të cilëve edhe kampioni i Europës në peshëngritje për U-17, Daniel Godelli, 20 vjeç, nga Peqini. Ai u arrestua rreth mesnatës në Peqin, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij Audi me targa të huaja u gjetën dy pistoleta. Gjatë ndalimit, Godelli ishte i shoqëruar me 16-vjeçarin me iniciale A.M. Policia ka dyshime se armët i përkisnin Daniel Godellit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se cili i kishte armët. Gjatë marrjes në pyetje, Godelli ka deklaruar se armët nuk janë të tijat. Ai u bë i njohur në vitin 2008 kur edhe u shpall kampion Europe në Francë, në stilin e shkëputjes. Dy vite më parë, ai u arrestua në Portin e Vlorës me armë e municione në tentativë të trafikimit të tyre jashtë vendit. Por ai doli i pafajshëm, ndërsa nisi sërish aktivitetin sportiv në peshëngritje. Daniel Godelli është shpallur kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që u zhvillua një vit më parë në Pineng të Malajzisë.                 m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›