Muhedini:Dule vepron kundër integrimit të vendit

Partia për Drejtësi dhe Integrim, akuzon kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule se po punon kundër Shqipërisë dhe integrimit të saj në Europë. Në një intervistë për televizionin "Ora News", kreu i kësaj partie, Tahir Muhedini përjashton mundësinë e ndërmjetësimit nga ana e Vangjel Dules për zgjidhjen e çështjes çame, madje sipas tij, Dule do të ishte më mirë të drejtonte një kult fetar.
Më tej zoti Muhedini thotë se partia e tyre duhet të përfaqsohet në qeveri me një post ministror, por pa bërë të ditur emrin e portofolit që kërkon.
Partia për Drejtësi dhe Integrim është forca më e rë politike e cila i shtohet parlamentit shqiptar pas zgjedhjeve të 28 qershorit, duke mundur të bëhet pjesë e parlamentit pasi mori një mandat deputeti në qarkun e Vlorës, ku u zgjodh, Dashamir Tahiri.