Miço:Do garoj për kreun e PBDNJ,Dule të ikë

Thoma Miço shpall kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në një intervistë për televizionin "Ora News", Miço tha se Vangjel Dule duhet të largohet nga drejtimi i kësaj partie pasi ka humbur zgjedhjet. Sipas tij, Dule ka ndjekur një politike demonizuese të kësaj partie.
Sipas Thoma Miços, Vangjel Dule ka shkuar shumë larg duke i lejuar vetes që të premtojë se do bëjë ndërmjetësuesin për të zgjidhur çështjen çame me popullsinë greke.
Në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Miço tha se Kongresi i Jashtëzakonshëm që do mbahet në shtator do të kërkojë largimin e Dules nga drejtimi i partisë.