E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Cifti Meta-Berisha, rrezuan interesat e qytetareve te Korces"

Partia Socialiste reagoi dje ndaj votes kunder, qe dhane Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, per buxhetin e vitit 2009 te bashkise se qytetit te Korces. Ne nje reagim te posacem, zedhenesja e PS, Mimi Kodheli, tha se "Ilir Meta u bashkua me Sali Berishen per te rrezuar buxhetin e qytetareve te Korces". Kodheli evidentoi faktin se "pas Tiranes edhe Korca, behet peng i interesave te oborrit te Ilirit dhe Monikes". "Edhe ne Korce, Ilir Meta grisi kontraten e 18 shkurtit 2007 dhe riktheu vitin 2005 duke na treguar dhe njehere se, mes PS dhe PD ai ka zgjedhur Berishen, njesoj si ne 2005", ka theksuar Kodheli. Ajo tha se mes nevojave te qytetareve e mllefit politik, ai ka zgjedhur politiken e mllefit si ne 2005. Ndersa komentoi se "mes te ardhmes e te shkuares, ai ka zgjedhur interesat driteshkurtra qe sollen Sali Berishen ne pushtet". Ne kete pike, duke folur ne emer te PS, Kodheli i beri thirrje socialisteve qe "me idealizem e pasion e ndoqen mbrapa Ilirin ne 2005, qe te kuptojne se, sot eshte dita e bashkimit te ri per te ardhmen, dhe e ndarjes me politiken e dasive te vjetra te se shkuares".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›