Dajti e 2 bashkëpunëtorët braktisen nga avokatët mbrojtës
14/03/2010 Askush nuk e mbron në gjykatë
TIRANË- Salla e gjyqit e përgatitur për t’u zhvilluar seanca ndaj Dritan Dajtit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, njëri prej të cilëve punonjës policie, ishte e zbrazët. Asnjë prej avokatëve mbrojtës nuk ishte paraqitur. Trupi gjykues, së bashku me dy prokurorët: Eugen Beçi dhe Ardian Nezha ishin të vetmit që ndodheshin në sallë. Ndërkohë, nga ana e tij i pandehuri Dritan Dajti ka përsëritur njoftimin se nuk ka asnjë dëshirë për t’u paraqitur. Të ndodhur në këto kushte, prokurorët kërkuan zëvendësimin e të tre avokatëve. Sipas akuzës, ata nuk kanë paraqitur ndonjë arsye bindëse për mungesën dhe për këtë fakt duhet të bëhet zëvendësimi i tyre. Trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorisë për të bërë zëvendësimin. Në vend të tyre u vendosën avokatë nga lista emërore që ndodhet në zyrat e çdo gjyqtari. Pas këtij veprimi, gjykata e shtyu gjyqin për dy javë. Ndërkohë që kuptohet se edhe në seancën e ardhshme mundësia e zhvillimit të gjyqit është tepër e vogël. Duket se loja e filluar nga Dritan Dajti dhe avokati i tij Arben Qeleshi po vepron kundër drejtësisë. Por kjo lojë, sipas gjykatës, nuk do të zgjasë shumë, pasi edhe afatet ligjore do të zbatohen me çdo kusht. Fillimisht ishte Arben Qeleshi ai që hoqi dorë nga mbrojtja e Dajtit, një prej personazheve të botës së krimit, akuzuar tashmë për vrasjen e katër policëve në Durrës, në gusht të vitit 2008.
A. Çuka