E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosin të mëdhenjtë

Nënkryetari i LDKsë Eqrem Kryeziu ka përsëritur qëndrimin se koalicioni nacional me PDKnë nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale të nëntorit.

Ai ka deklaruar se udhëheqësit e dy partive do të mund të shqyrtonin fatin e këtij koalicioni vetëm pas vlerësimit të ndërkombëtarëve se është bërë i dëmshëm për Kosovën.

I pyetur për qëndrimin e pretendentit të LDKsë për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, se Qeveria qendrore nuk e ka jetën e gjatë, Kryeziu ka bërë të ditur se nuk është Mustafa ai që vendos për këtë çështje sepse nuk është lider i partisë.

Kur të bëhet figura kryesore mund ta fusë në agjendë çështjen e koalicionit aktual, ka thënë Kryeziu për Express, të enjten.

Sipas fjalëve të tij, ky koalicion do të mund të prishej nëse fillimisht ndërkombëtarët dalin me vlerësimin se kjo Qeveri është e dëmshme për Kosovën. E pastaj, ne kolopuçët, bordi politik i PDKsë dhe LDKsë thojmë çka na u bë kështu, është shprehur ai.

Kjo parti ka paralajmëruar se do të mbajë kuvendin zgjedhor në pranverë të vitit të ardhshëm. Kryeziu thotë se as Isa Mustafës as dikujt tjetër nuk ia mohon të drejtën për tu bërë lider i ardhshëm i LDKsë.

Aktualisht LDK ka një bord politik. Unë nuk ia marrë askujt të drejtën për tu bërë lider. Prej 1 milionë e 700 mijë njerëzve sa jetojnë në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare askujt nuk mundem tia marrë të drejtën të bëhet kryetar i LDKsë. Unë nuk kalkulojë, ka thënë ai.

Ditë më parë edhe Presidenti Fatmir Sejdiu, që është kryetar i LDKsë, dhe që bashkë me kryetarin e PDKsë, Hashim Thaçin kanë bërë marrëveshjen për Qeverinë aktuale të Kosovës, është shprehur se zgjedhjet lokale nuk kanë ndikim në koalicionin qendror.
Nëse Kryetari dhe Nënkryetari i LDKsë deklarohen se janë për vazhdim të qeverisjes me PDKnë deri në fund të mandatit, atëherë në emër të kujt flet Isa Mustafa, i cili nuk është as anëtar i kryesisë së LDKsë.

Lidhur me këtë, Express ka pyetur Arben Gashin, këshilltar politik i Mustafës.
Kryetari Mustafa ka treguar qëndrueshmërinë deklarative dhe politike në vazhdimësi. Prandaj, kryetari Mustafa qëndron prapa deklaratave të veta politike dhe prapa vlerësimit të vet për punën e Qeverisë. Kryetari Mustafa është i bindur në atë që e thotë dhe ka qëndrim të qartë politik në atë që e thotë, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, ai nuk ka pasur përgjigje se përse dallojnë qëndrimet e Mustafës me ato të zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nuk mund të them diçka për Eqrem Kryeziun apo për tjerët, por mund të them që kryetari Mustafa është kryetar i Prishtinës dhe në bazë të ballafaqimit me qeverinë qendrore ka vlerësimin politik për qeverinë qendrore, ka thënë Gashi për Express, të enjten.

Ndërsa, analisti politik Mufail Limani konsideron se deklaratat e Isa Mustafës janë thjesht pjesë e fushatës zgjedhore.

Përderisa janë të tilla nuk duhet të merren shumë seriozisht. Por, nëse Isa Mustafa e ka seriozisht atëherë përgjigja më korrekte do të ishte që LDK-ja e tillë çfarë është sot nuk e ka gjatë sepse na pret një përçarje dhe një ndarje e re e kësaj partie për shkak se zoti Kryeziu, zoti Sejdiu si liderë kryesorë të LDKsë vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se koalicioni ekzistues është jetik për Kosovën, ka thënë Limani, në një prononcim për Express.

Duke komentuar tutje zhvillimet në LDK, Limani thotë se përderisa kjo parti i afrohet një suksesi të mundshëm elektoral, me të njëjtën tempo ajo po afrohet drejt një krize të re e cila rrezikon unitetin e kësaj partie.

Analisti kosovar ka nxjerrë një paralele mes sjelljes politike të Isa Mustafës dhe Nexhat Dacit, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Isa Mustafa e pretendon rolin e Nexhat Dacit në momentin kur i shkyçi mikrofonin Hashim Thaçit në kuvend. Ky rol, natyrisht se, ashtu siç e ka ngritur Dacin ashtu po e ngrit edhe Isa Mustafen. Mirëpo, kjo lloj e bërjes së politikës është konfliktuoze, i radikalizon gjërat dhe në esencë e rrezikon sigurinë në Kosovë, vlerëson Limani.

Ai ka frikë se diskursi i tanishëm politik mund të çojë edhe në dhunë.

Imagjinoni situatën kur z.Hashim Thaçi do ta shpallte për kundërshtar ose për armik të vetin personal z. Isa Mustafa. Do me thënë po tia kthente në të njëjtën mënyrë, por tia kthente në të njëjtën masë. Unë për vete jam kundër radikalizmit të diskursit, jam për atë që njerëzit të diskutojnë për temat dhe problemet në komuna dhe jo që të radikalizohen në atë masë sa që në një moment i gjithë ky diskutim mund të bëhet i dhunshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›