Meta, vizitë dyditore në Mal të Zi
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, niset sot në një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të institucionit të diplomacisë, sipas të cilave, gjatë qëndrimit në Podgoricë, shefi i diplomacisë shqiptare do të takojë disa nga zyrtarët më të lartë malazezë. Sipas axhendës së vizitës së Metës, parashikohet që takimet e tij në Malin e Zi të nisin me Kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, dhe më pas me homologun e tij, Milan Rocen, ku pas takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe do të mbahet një konferencë për shtyp.