E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dixhitalizimi dhe e-government, prioritet në buxhetin e vitit 2009

Kryeministri Berisha tha se procesi i dixhitalizimit dhe e-government, dy objektiva madhorë të qeverisë shqiptare, do të mbështeten me prioritet nga buxheti i shtetit 2009. “Buxheti do t’i japë përparësi dixhitalizimit, në kuadër të nismës madhore të qeverisë “Shqipëria në moshën dixhitale”. Një seri projektesh janë në vazhdim. Ndërlidhja midis të gjitha sistemeve dixhitale të vendit dhe e-government janë dy objektiva madhore që duhet të realizohen me shpejtësi. Këto realizohen kur çdo ministri përcakton fondet përkatëse dhe jo të merren ato nga fondet rezervë të Këshillit të Ministrave, ndaj e kemi kapur në kohë,” u shpreh Kryeministri Berisha, duke analizuar projektbuxhetin për vitin 2009, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik. Duke e konsideruar këtë një reformë jashtëzakonisht të rëndësishme, Berisha theksoi se ‘mosha’ dixhitale, shpenzon më pak, por për arritjen e saj duhet të investohet dhe të funksionojë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›