E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Çështja ‘Fazlliç’, asgjë të re, hetimet kanë ngecur

Ina Rama vizitë turistike në Londër, nuk trajtoi as çështjet e Ilir Kumabros as të Damir Fazlliç. Prokurorja e përgjithshme flet në një intervistë për BBC-në

Ina Rama, ka zhvlerësuar dje atë zhurmë që mediat ngritën për një vizitë të saj “të rëndësishme” në Londër. Atë që mediat e zhurmuan këto ditë ëpr interesime të mundshme personale të kryeprokurores Ina Rama, për Ilir Kum,baron, apo për Damir Fazlliç, ajo vetë e ka mohuar në një intervistë për BBC-në.
“Jo, kjo nuk ishte një nga çështjet që u trajtua”, ishte përgjigja e saj për trajtim të mundshëm të çështjes së Ilir Kumbaros.
“Jo, nuk ishte nga çështjet që ne trajtuam me kolegët britanikë”, ishte përgjigja tjetër e saj, për çështjen e shumëpërfolur mediatike të Damir Fazlliç.
Në intervistën e saj të gjatë për BBC-në, Ina Rama, ka bërë ët ditur se ende nuk është bërë asgjë më shumë për çështjen “Fazlliç” dhe se hetimet për këtë janë atje ku nisën.
Jo vetëm kaq, por Ina Rama nuk ka lënë pa demonstruar edhe qëndrimet e saj politike, për tentativën e ngritjes së një komisioni të mundshëm hetimor parlamentar, ndërsa ka zbuluar edhe dy standarde për sa i përket nga njëra anë qëndrimit për ndërkombëtarët dhe të ndërkombëtarëve nga ana tjetër.
Lidhur me qëllimin e vizitës, ajo ka zbuluar pa dashje, pjesën turistike të saj.
“Vizita ime këtu ishte e organizuar me ftesë të drejtorit të Shërbimit të Prokurorisë Mbretërore në Londër, Sir Ken McDonald. Ishte një vizitë me qëllim vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me homologët tanë këtu si dhe me qëllim marrjen dhe përfitimin e eksperiencave të homologëve britanikë në aspekte të punës sonë, të hetimit të çështjeve, të ushtrimit të ndjekjes penale”, ka zbuluar Ina Rama, qëllimin e vizitës në kryeqytetin britanik.

Çështja “Fazlliç”
Në intervistën e saj ëpr BBC-në, Ina Rama, ka çuditur jo pak të gjithë, kur me “sinqeritet të tepruar”, ajo ka bërë të ditur se për sa i përket çështjes së Fazlliç, ajo ka mbetur, atje ku nisi, në fillime t e saj dhe se dosja nuk përmban asgjë më shumë nga shkrime të prera aty-këtu nëpër gazeta.
Ajo ka mbetur në fillimet e saj, siç besoj se shtypi e di. Është një çështje e cila është regjistruar si e tillë, pra, kemi një procedim penal të regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Zoti Fazlliç ka në këtë procedim cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe besoj që Prokuroria e Tiranës është duke bërë veprimet hetimore që mund të konsiderohen fillestare sepse me të vërtetë që jemi në fillim të një procedimi penal… Mund të themi që po bëhen veprime hetimore për të parë nëse ekzistojnë apo jo dyshimet që organi i akuzës ka pasur, se kemi vepra penale të kryera”, ka bërë të ditur kryeprokurorja, moszbardhjen ende të dyshimeve e akuzave që nuk e kanë kapërcyer ende cakun e të etiketuari vetëm mediatike.
Më tej, në intervistën për BBC-në, përballë këmbënguljes së gazetarit për më shumë informacion për çështjen “Fazlliç”, Ina Rama, nuk tha asgjë më shumë se disa fjalë pa lidhje e pakuptim, për atë që Damir Fazlliç, “u ftua për t’u pyetur nga prokuroria”, por se ajo nuk dinte të thoshte “ nëse më tej janë bërë tentativa të mëtejshme për ta rithirrur, për ta marrë për të dhënë shpjegime ose për t’u pyetur”.

Qëndrimi politik
Përveçse “sinqeritetit ët tepruar”, Ina Rama, në intervistën e saj për BBC-në, ka demonstruar dje edhe “guximin” prej të pavarure, kur ka marrë përsipër të kundërshtojë politikisht, sjelljet dhe veprimet e Kuvendit të Shqipërisë.
“Nuk më rezulton që prokurorët të kenë vepruar në shkelje të ligjit në veprimet hetimore që janë kryer për çështjen Fazlliç. Nga dijenia që unë kam, ata kanë vepruar duke zbatuar normat e procedurës penale në të gjitha veprimet hetimore që janë kryer deri tani”, ka qenë mbrojtja që Ina Rama, i bëri veprimeve të vartësve të saj, që s’kishin lidhje me dosjen “Fazlliç”, kur ata me një urdhër verbal në telefon, tentuan të ndalonin largimin e tij nga Shqipëria, disa ditë më parë.
Më aps ajo avancon më shumë kur merr përsipër të gjykojë nga pozitat e “të pavarurës”, veprimet e Kuvendit të Shqipërisë, kur gazetari e pyet se si ajo e konsideron përpjekjen e mazhorancës për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së prokurorëve që u morën me çështjen Fazlliç?
“Sigurisht që unë mendoj se ky është një qëndrim politik, nuk është një pretendim ligjor, si të themi. Është një mënyrë e të parit të çështjes nga një pikëvështrim i ndryshëm, por e gjithë kjo nuk luhat pozicionin tim që e shpreha pak më parë. Unë mendoj se prokurorët kanë vepruar konform ligjit në të gjitha ato hallka, në të gjitha ata veprime që ata kanë ndërmarrë”, përgjigjet Ina Rama.

Prokurorja dhe ndërkombëtarët
Në intervistën e saj për BBC-në, Ina Rama, zbulon më tej edhe dy qëndrime, apo e thënë ndryshe, dy standarde, për sa i përket përballjes me ndërkombëtarët. Kur i përgjigjet interesimit të gazetarit për “deklaratën e kryeministrit për një hetim ndërkombëtar”, Ina Rama standardin “A”, atë të refuzimit të ndërkombëtarëve.
“Në të vërtetë, paraprakisht, doja t’ju thoja që ne nuk kemi modele hetimesh ndërkombëtare në Shqipëri dhe që ky vullnet të merret e të konsiderohet seriozisht duhet të vishet me petkun e një norme ligjore. Ne kemi deri më sot modele asistencash të prokurorëve të huaj në hetime të veçanta në Shqipëri, por që sigurisht, këto kanë pasur një procedurë të caktuar ligjore për t’u bër녔, deklaron Ina Rama.
Kur vjen puna, te pyetja e gazetarit për “mbrojtjen e ambasadorit amerikan dhe të ndërkombëtarëve”, Ina Rama, servir standardin “B”.
“Ndoshta konstatimi që, jo vetëm Ambasada Amerikane, por unë do të them se edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë bërë në mbështetje të institucionit të prokurorisë për këtë rast, lidhet me faktin që ata duhet të kenë konstatuar që ne kemi vepruar drejt, se prokuroria ka zbatuar ligjin në të gjitha hallkat, në të gjitha veprimet që ajo ka ndërmarrë në këtë çështje, në këtë situatë. Unë mendoj se ndërkombëtarët po mbështesin prokurorinë që ajo të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vazhdojë të jetë e pavarur në vendimmarrjen e saj”, përgjigjet kryeprokurorja Ina Rama.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›