E Diel, 1 Nëntor 2026

Astrit Patozi: Opozita, avokate e korrupsionit, kudo ku ai shfaqet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar dje ndaj ultimatumi të lëshuar ditën e djeshme nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së Valentina Leskaj, për mos miratimin e ligjeve në Parlament, nëse nuk përcaktohet një datë e saktë për Kodin Zgjedhor. Patozi ka deklaruar se “dëshiroj të shpreh keqardhjen time për deklaratën e sotme të opozitës në sallën e Parlamentit, për sa i përket amendimit të kodit civil të Republikës së Shqipërisë , në shkelje të rëndë të një marrëveshjeje të paarritur paraprakisht për këtë dhe mbi të gjitha që shndërron opozitën në një avokate të korrupsionit, sepse ligji ishte shumë i rëndësishëm në luftën kundër këtij fenomeni në vend”. Patozi ka kritikuar reagimin e djeshëm të opozitës duke u shprehur se “unë gjykoj që gjesti i sotëm i opozitës ishte për të ardhur keq, sepse ultimatumi i Leskaj nuk kishte lidhje me votimin e sotëm, pasi një pjesë e grupit të PS- së votoi kundër këtij projektligji dhe një pjesë pro’’. Duke shprehur gjykimin e tij mbi gjestin e opozitës, Patozi u shpreh se unë gjykoj që është një gjest jo serioz dhe mbi të gjitha është një rast i përsëritur, ku PS për fat të keq , bëhet avokate e korrupsionit në të gjitha segmentet ku ai është i pranishëm”, përfundoi Patozi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›