Prokurorja e Përgjithshme, shfajëson prokurorët që “shesin” dosjet në media

E gjendur përballë sulmeve për dekonspirime nga media të dosjeve të ndryshme që janë nën hetim, Ina Rama, ka shfrytëzuar intervistën për BBC-në, për të deklaruar atë që s’ka për ta bërë ndonjëherë. “Në fakt ajo që dekonspiron hetimin ndoshta në këtë rast është personi që përcjell lajmin tek media dhe, në zbatim të normave ligjore, duhet të nisë një procedim ndaj këtyre individëve. Problemi është që ne kemi një situatë jo shumë të normuar ligjërisht për rrjetin e personave që marrin një informacion të caktuar në çështje dhe bëhet shumë i vështirë përcaktimi i rrjetit të personave që kanë pasur dijeni për informacion për lajmin. Është një proces që, minimalisht, unë mendoj se duhet zgjidhur në aspektin disiplinor, në rast se do të kemi konstatime dhe pastaj për të kaluar edhe në aspektin e përgjegjësisë penale. Por i gjithë përcaktimi i rrethit të individëve, duke qenë se është i gjerë, është i pacaktuar, ndoshta e fut organin e akuzës nëpër tymnaja të tjera, nëpër punëra të cilat nuk do të arrijë dot t’i përfundojë, do ta shkëpusë nga vëmendja e hetimit thelbësor, që është primar”, ka qenë përgjigja e Ina Ramës, për pyetjen e gazetarit “Si vepron prokuroria, institucionalisht, në raste kur media dekonspiron ndonjë hetim?”. ...