Dixhitalizimi i arkivit zanor të Institutit të Antropologjisë Popullore
“Motër dorëzeza” është një nga vajet e njohura shqiptare, e regjistruar gjatë ekspeditës shqiptaro-gjermane në Gjirokastër, në vitin 1982. Bashke me të rreth 1700 orë inçizime të fondeve të vjetra të arkivit audiovisual të Institutit të Antropologjisë Popullore, janë tashmë të dixhitalizuara, të përjetësuara falë projektit pilot të mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe Fonogramarkivi i Vjenës. Dr. Ditrich Schuller, ish-Drejtor i Institutit homolog në Vjenë, i njohur që prej vitit 1978 me arkivin e rrallë visual të kultures shpirtërore shqiptare, e reklamuar edhe përmes festivaleve të Gjirokastrës, ishte drejtuesi i këtij projekti ambicioz, i cili i çel rrugën bashkëpunimeve të reja në një të ardhme të shpejtë.
Dr. Dietrich Schuller Drejtues i Projektit
“Në relacionin tim asohere unë shkrova se arkivi i Institutit shqiptar të Folklorit ishte më i mirëmbajturi, krahasuar me të gjitha vendet e Europës Juglindore. Me këtë projekt të realizuar ne shënuam jo vetëm kualifikimin e punonjësve të këtij Instituti Antropologjik, por edhe pajisjen e tij me një laborator të niveleve europiane, pasi një server më i madh për dixhitalizimin dhe regjistrimin në katër vitet e ardhshëm do të vijë pas pak ditësh, duke e kthyer këtë studio në më të mirën në Ballkan, sa i përket inventarizimit të arkivave vizuale.”
Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Me anë të këtij projekti në siguruam arkivën, trashëgiminë aq të rëndësishme për kulturën që unë e quaj një kontribut të shkëlqyer që ka kushtuar rreth 200 mijë Euro.”
Koleksioni zanor i dixhitalizuar dhe inventarizuar pasqyron një fond kombëtar të transmetuar në mënyrë gojore këto 50 vitet e fundit. Me instalimin pranë Institutit të Antropologjisë Popullore, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, të aparaturave moderne për dëgjimin e zërit dhe dixhitalizimin e shiritave, lind nevoja edhe për restaurimin e kësaj ndërtese të institutit e lënë prej shumë vitesh pas dore.