Berisha takim me Antonis Samaras kreu i Partisë Demokracia e Re
Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Europiane, në Bon të Gjermanisë, Kryeministri Berisha pati një takim me Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re Antonis Samaras. Gjatë takimit të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dy partive simotra si dhe theksuan vullnetin e të dy palëve për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel akoma më të lartë. Ndër të tjera Samaras, vlerësoi arritjet e Shqipërisë veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e saj, për implementimin e reformave thelbësore për plotësimin e standarteve për integrimin në Bashkimin Europian. Nderkohe kreu i ekzekutivit e njohu Samaras me zhvillimet në vend dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin. Të dy personalietet diskutuan për përkrahjen e rritjes së mëtejshme të investimeve greke në Shqipëri, në fusha të ndryshme të ekonomisë.