Euronews: Shqipëria në festën e saj europiane
Festa madhështore e 19-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri ka gjetur një jehonë të gjerë në median e huaj. Ashtu si me përvjetorët e revolucioneve antikomuniste në vende të tjera të Ballkanit rrjeti prestigjoz Euronews ka pasqyruar edhe festimet e 8 dhjetorit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku sipas organizatorëve, u mblodhën rreth 500 mijë persona. Në kronikën e saj Euronews, thekson përpjekjet e mëdha të vendit tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian duke cilësuar dhe përshkruar këtë festë si pasqyrim i përpjekjeve dhe objektivit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të shumëpritur në familjen europiane
19 vjet pas protestave anti komuniste, thotë Euronews në Shqipëri tani u valvitën flamuj të shumtë të Bashkimit Europian dhe Natos. Duke cituar Kryeministri Sali Berisha, Euronews vë theksin tek ëndrra europiane e Shqipërisë.
“Ne rrëzuam murin tonë të Berlinit. Tani po ecim shpejt drejt ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në Europë.”
Shqipëria aplikoi zyrtarisht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Prill, ndërkohë që pritet një përgjigje nga ana e Brukselit.