Gruevski Partive Popullore Europiane, Të mos harrohet Ballkani
Në ditën e dytë të Kongresit të Partisë Popullore Europiane të mbajtur në Bon të Gjermanisë ku po merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, homologu i tij maqedonas Nikola Gruevski u ka dhënë pjesëmarrësve një porosi, të mos harrohet Ballkani, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit. Ky rajon, tha Gruevski në fjalimin e tij është një mundësi e artë për BE-në që të demonstrojë fuqinë dhe vendosmërinë për të bërë atë që është e domosdoshme, kompletimi i Europës. Një ditë më parë, në fjalën e tij para pjesëmarrësve në këtë kongres kryeministri Sali Berisha vlerësoi mbështetjen e partive popullore si shumë të rëndësishme në procesin e integrimit Kryeministri theksoi se ashtu si për Shqipërinë edhe për vendet tjera të rajonit, integrimi evropian mbetet një qëllim parësor për t’u përmbushur