E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali ekzekuton nënën, vrasja brenda familjes në fshatin Prush



Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje fshatin Prush, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, ndërsa policia është duke hetuar rreth motiveve të krimit. Një 37-vjeçar ka ekzekutuar nënën e tij. Me të marrë njoftimin, uniformat blu kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 20:30. Po sipas policisë, autori i ngjarjes ishte larguar, por policia ka mundur ta prangosë atë vetëm disa minuta më pas. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se Viktor Prendi, 37 vjeç, ka vrarë nënën e tij, Dila, por ende nuk ka të dhëna për arsyet e kësaj vrasjeje brenda familjes. Hetuesit po administrojnë provat, ndërsa pritet të merren dhe dëshmitë e familjarëve dhe të autorit rreth arsyeve që e shpunë këtë të fundit në vrasjen e nënës së tij. Fshati Prush bëhet për të dytën herë protagonist në një ngjarje kaq të rëndë. Nuk mund të harrohet gruaja që vrau burrin në sy të fëmijëve dhe e varrosi fare pranë shtëpisë.

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›