Djali gjen prindërit të asfiksuar në gjumë nga gazi i qymyrgurit
28/11/2011 Nga Patozi shkuan te vjehrri në Vlorë
VLORË- Ditën e djeshme një çift bashkëshortësh gjeti vdekjen, pasi u asfiksua nga gazi i qymyrgurit. Burime policore bëjnë me dije se viktimat janë Avni dhe Myzejeme Bezani, nga qyteza e Patozit. Mësohet se Avni Bezani 50 vjeç dhe Myzejeme Bezani 49 vjeçe kishin shkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në shtëpinë private të prindërve të Myzejemes në lagjen “24 Maji” për t’u kujdesur për shtëpitë, pasi të afërmit jetojnë në Itali. Burime policore bëjnë me dije se dyshohet se për shkak të temperaturave të ulëta viktimat kanë ndezur ngrohësen me gaz qymyrguri, e cila dyshohet se i ka asfiksuar në gjumë. Ka qenë djali i çiftit, Ervis Bezani, i cili pas disa telefonatave të njëpasnjëshme që i ka bërë prindërve pa asnjë përgjigje ka shkuar në banesën e gjyshërve të tij ku ka gjetur prindërit e asfiksuar.