E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i PPE, Farina: Edi Rama ka krijuar tension artificial në Shqipëri- s’ka patur asnjë cenim të procesit të zgjedhjeve

“Miratimi i rezolutës, impakt pozitiv, europarlamentarët do dënojnë bojkotin”Përfaqësuesi i grupit të Partive Popullore Evropiane, Renato Farina dënon sjelljen e paprecedentë të Edvin Ramës, për të shkaktuar konfuzion në politikën shqiptareBojkoti është çështja kryesore që është diskutuar dhe në gjirin e sesionit të Asamblesë Parlamentare të KE. Shumica dërrmuese e kësaj organizate e dënon bojkotin. Renato Farina, përfaqësuesi i grupit të Partisë Popullore Europiane, i cili prezanton qendrimin e grupit për Shqipërinë, është shprehur gjatë një interviste për TV Klan, se tensioni i krijuar nga opozita është një tension artificial i shkaktuar nga Partia Socialiste dhe se Edi Rama me sjelljen e tij po përcjell një imazh negativ të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Ne kemi një gjykim shumë negativ për sjelljen e Edi Ramës dhe partisë së tij, pasi për ne zgjedhjet kanë qenë të regullta, ashtu siç është dokumentuar edhe nga monitorimi i Këshillit të Europës dhe OSBE. Perveç kësaj, dihet që një protestë civile nuk ushtrohet kurrë duke jolegjitimuar institucionet demokratike. Mund të bëhen protesta, mund të kërkohet edhe komision hetimor mbi zgjedhjet por kurrë duke braktisur një organ nga i cili varet jeta demokratike e një populli, pasi kjo është një tradhti e popullit”, u shpreh Farina. Përfaqësuesi i grupit të Partive Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Renato Farina ka qenë në Shqipëri si pjesë e delegacionit të KiE, që ka monitoruar procesin para dhe pas zgjedhor dhe mohon se në zgjedhjet e 28 qershorit ka patur cenim të standardeve. “Unë kam parë se midis qytetarëve shqiptarë nuk ka asnjë tension. Ky tension është artificial dhe është krijuar nga Partia Socialiste. Të gjitha parametrat ishin në regull. Pastaj isha dhe në dhjetor, për festën e demokracisë, ku ishte manifestimi Edi Ramës, që ishte një dështim krahasuar me mitingun e Berishës me gjysëm milion persona”- deklaroi ai. Rezolutën që do të miratohet pasdite në Asamblenë Parlamentare Farina deklaron se do të ketë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe bojkoti do dënohet nga të gjithë europarlamentarët....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›