Veprimtaria e Kuvendit ngrihet komisioni

Me 116 vota pro, 1 kunder dhe 4 abstenim, deputetet i kane hapur rruge ngritjes së komisionit që do të hetojë veprimtarinë e Kuvendit që prej 2005-s. Erjon Braçe do të kryesojë për 3 muaj strukturën hetuese parlamentare e cila do të zbardhë vendimmarrjen e legjislativit që nga shërbimi për deputetët e deri tek votimi në seancat plenare, PS do të përfaqësohet nga Ilir Beqja, Arben Isaraj, Damian Gjiknuri dhe Ermonela Felaj, ndërsa PD që do të ketë 6 nga 11 anëtarë nga Jemin Gjana, Edmond Spaho, Arenca Trashani, Fatos Beja, Edi Paloka e Paulina Hoti.
Komisioni do të hetojë veprimtarinë e kryetares, të administratës së Kuvendit, të deputetëve, tejkalimin e kompetencave të përcaktuara në rregullore, ligjin për buxhetin dhe për statusin e parlamentarëve. Në fokus të hetimit gjatë 3 muajve do të jetë edhe shitja e makinave të deputetëve dhe pasojat që ka pasur në buxhet një veprim i tillë.
Po ashtu pjesë e hetimit do të jenë dhe emërimet e legjislativit në institucionet dhe entet në varësi të tij si dhe dhe eficenca e sistemit të votimit elektronik.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 mars 2011 )