E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga trageti ne det nuk eshte gjetur akoma

Mesohet se per shkak te erresires qe ben te pamundur identifikimin e ndonje gjurme ne det jane nderprere kerkimet nga ajri nderkohe kerkimet me motovedeta do te vazhdojne gjate gjithe nates

Nje 30-vjecar eshte hedhur nga trageti me te cilin po udhetonte nga Shqiperia drejt Italise. Behet fjale per Eduart Tedodorin i cili e ka marre kete vendim pas konfiskimit te pasaportes nga ana e kapitanerise. Mesohet se kapitaneria ia kishte bllokuar pasaporten 30-vjecarit pas nje grindjeje nje bashkeshorten e tij rumune qe ai ka pasur ne tragetin e linjes Durres-Bari. Gjithashtu burime nga policia portuale e Durresit mesohet se Theodhori para se te hidhej ka rrembyer nje jelek shpetimi. Trageti nga i cili 30-vjecari u hodh ka shenuar nisjen nga Durresi ne oren 2300 te se enjtes por pas vetem 5 ore udhetim eshte shenuar ngjarja qe ka ngritur alarmuar udhetaret ne tragetin e linjes me Barin rreth 40 milje detare nga Bari. Per kete ngjarje ne alarm eshte vene edhe policia kufitare e te dy brigjeve duke ngritur nje ekuipazh shpetimi. Ne kerkim te trupit te 30-vjecarit me kombesi shqiptare jane vene rojet bregdetare italiane tri motoveteta te Guardia di Finanza si dhe nje helikopter. Per shkak te erresires gjate nates kane pushuar kerkimet nga ajri duke rifilluar serish ne mengjes. Mesohet se 30-vjecari udhetonte i shoqeruar vetem nga bashkeshortja e tij dhe nuk shoqerohej nga ndonje tjeter anetar i familjes kete fakt e konfirmon policia kufitare e portit te Durresit. Eduart Theodhori eshte personi i vetem qe udhetonte ne traget me te njejtin mbiemer cka konfirmon se nuk shoqerohej nga pjesetare te tjere te familjes - deklaron policia e Durresit.

Kerkimet

Ne kerkim te trupit te 30-vjecarit qe u hodh nga trageti rreth 40 milje larg portit te Barit i cili ishte edhe destinacioni i tij jane vene rojet bregdetare italiane tri motoveteda te Guardia di Finanza si dhe nje helikopter i aeronautikes ushtarake te Brindisit. Kerkimet per gjetjen e Eduart Theodhorit kane filluar qe ne momentin kur ai eshte hedhur nga trageti i kompanise Arberia. Ne kerkim te tij jane vene ne dispozicion tri motovedeta italiane te cilat jane duke kerkuar ne det ndonje gjurme te shqiptarit. Ndersa gjate gjithe dites eshte vene ne dispozicion edhe nje helikopter i cili ka kerkuar perreth koordinatave qe u hodh Eduart Theodhori. Nderkaq mesohet se te parat qe jane ne vene ne kerkim te 30-vjecarit jane tri tragete te linjes Durres-Bari te cilat me te marre sinjalin SOS nga trageti ku Theodhori po udhetonte u jane bashkangjitur kerkimeve per tri ore rresht. Me pas ato jane detyruar qe ti nderpresin kerkimet pasi duhej te mberrinin destinacionin e planifikuar per lundrim. Kerkimet i ka nderprere edhe helikopteri italian qe ka patrulluar gjate gjithe dites per te gjetur ndonje gjurme te 30-vjecarit. Nderprerja e kerkimeve ka ardhur per shkak te erresires pasi nuk mund te dallohet apo te behet identifikimin i ndonje gjurme ne det. Nderkohe mesohet se kerkimet nga ajri do te fillojne serish sapo te zbardhet dita. Nderkohe kerkimet me motovedeta do te vazhdojne gjate gjithe nates.

Hetimi

Ka qene ora rreth 0400 e mengjesit te se enjtes kur 30-vjecari Eduart Theodhori ka vendosur qe te hidhet ne det duke qene 40 milje detare nga bregu i detit. Per kete ngjarje policia shqiptare dhe ajo Italiane kane ndermarre nje hetim per te bere edhe zbardhjen e ceshtjes. Nderkohe burime nga policia kufitare e portit te Durresit mesojme se sapo ka mberritur ne port udhetaret kane qendruar ne traget ku jane marre ne pyetje nga policia italiane me qellim zbardhjen e plote te shkaqeve qe kane detyruar 30-vjecarin te hidhet nga trageti. Nderkaq burime policore bejne me dije se do te jene dy pistat ne te cilen do te hetohet ne ate te nje tentative vetevrasjeje apo te nje vrasjeje te qellimshme. Deri tani mesohet se mes tij dhe personelit te sigurise ne traget ka pasur mosmarreveshje. Agjencia e udhetimit pa shume detaje tregon se ne traget ka patur nje incident me nje femer rumune por me gjithe nderhyrjen e kapitanerise per te qetesuar situaten 30-vjecari ka veshur nje jelek shpetimi dhe eshte hedhur ne det te hapur duke shkaktuar kaos ne ambientet e tragetit. Alarmin per hedhjen e ka dhene menjehere ekuipazhi i tragetit. Ngjarja e rende ka alarmuar jo vetem udhetaret ne tragetin e linjes me Barin por edhe forcat e policise kufitare te cilet jane vene menjehere ne kerkim te gjetjes se trupit te te riut me shpresen se do te jete akoma gjalle. Mesohet se kapitaneria i kishte bllokuar pasaporten 30-vjecarit pas nje grindjeje qe ka pasur me gruan e tij rumune ne traget.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›